Shendet

Shkolla dhe koronavirusi, kolla (pa temperaturë) në mëngjes: çfarë të bëjmë? Udhëzues për prindërit, 10 pyetje dhe 10 përgjigje

1- 7.30 e mëngjesit, fëmija ka një kollë të lehtë dhe nëna ose babai i masin temperaturën. Fëmija nuk ka temperaturë, a duhet të qëndrojë ende në shtëpi? Sipas indikacioneve operative të Institutit të Lartë të Shëndetit (italian), fëmija nuk ka pse të shkojë në shkollë nëse ka temperaturë ose ndonjë lloj simptome të ngjashme me ato të kovidit. Çfarë duhet bërë?

Kjo do të varet nga shtrirja e kollës. Kollitjet e rralla dhe të izoluara të mëngjesit nuk janë kundërindikacion për vijimin e shkollës. Këshillat e Alberto Villani, president i shoqërisë italiane të pediatrisë, i cili me Sergio Iavicoli, drejtor mjekësor dhe kërkues shkencor i Inail (Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë), na ndihmon tu përgjigjemi këtyre pyetjeve, dhe të nxisim intuitën tipike të prindërve që të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre.

2 - Fëmija nuk ka simptoma por prindërit e dinë që praktika më e mirë është që të masin temperaturën çdo mëngjes, sidoqoftë, përpara se ta shpien në shkollë. Fëmija ka temperaturë 37.2. Si duhet vepruar?

Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, për temperaturën si shenjë e COVID-19, nënkuptohet një temperaturë mbi 37.5, e cila gjithashtu konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetit si një nga simptomat më të shpeshta të koronavirusit. Sipas udhëzimeve, fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi në prani të një temperature të trupit që tejkalon 37.5, kështu që me 37.2 mund të shkojë në shkollë.

3 - Fëmija ka temperaturë 37.5. Duhet të qëndrojë në shtëpi, njoftohet shkolla që lajmëron  menjëherë personin e brendshëm kompetent për situatën COVID-19. Prindërit telefonojnë pediatrin ose mjekun e kujdesit parësor për trajtimin përmes telefonit. Ndoshta, bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk do të jetë gjithçka e lehtë: pediatrit dhe mjekët vështirë se i përgjigjen telefonit, sepse ata vizitojnë në terren ose në studion e tyre. Për shembull, shumë pediatër janë disponibël për konsulta të shpejta telefonike me kohë të kufizuar në mëngjes, por nuk është e lehtë t'i kontaktosh ata sepse kërkesat janë të shumta. Kjo përpjekje dështon: çfarë duhet bërë? E njëjta gjë vlen nëse shkolla paralajmëron që fëmija, pa temperaturë në hyrje, ka temperaturë 38 në orën 12. Ose ka probleme të zorrëve.

Nëse fëmija ka një temperaturë mbi 37.5, duhet të qëndrojë në shtëpi. Prindërit duhet të kontaktojnë me zgjedhje të lirë pediatrin ose mjekun e përgjithshëm për vlerësimin klinik të të asaj që do të raportojnë. Meqenëse nuk ka urgjencë, do të kontaktoheni brenda një kohe të arsyeshme për udhëzime të nevojshme. Kontakti me mjekun mund të bëhet me telefon, sms, ëhatsapp, me postë elektronike.

4 - Për fat të mirë, ia dilet mbanë: Nga konsultimi përmes telefonit rezulton një probabilitet domethënës se situata shëndetësore ka të bëjë me kovid. Duhet të kërkohet të bëhet menjëherë tamponi? Nëse po, ku? Aty ku ofrohet sipas vendit. Situata e referuar është një tablo e përgjithshme: por kontakti i drejtpërdrejtë me mjekun  do të japë referenca më të sakta për gjithçka. Dhe atëherë, a do të jetë vërtet e mundur të bëhet?

Pediatri dhe mjeku i përgjithshëm, në rast dyshimi për Covid-19, kërkojnë testin diagnostifikues dhe ia komunikojnë atë departamentit përkatës i cili kryen testin, duke i dhënë familjes të gjitha sqarimet e mundshme në mënyrë transparente. Prindërve do tu referohet çdo gjë në lidhje me rrugëtimin e fëmijës përgjatë procesit të trajtimit të mundshëm.

5 - Bëhet dhe tamponi i cili rezulton pozitiv. Në këë situatë, tamponi duhet tu bëhet edhe motrave a vëllezërve që shkojnë në shkollë, prindërve, gjyshërve, dados, etj, pra kontakteve të ngushta me fëmijën?

Pavarësisht nga afërsia e fëmijës me personat e sipërpërmendur, departamenti i parandalimit do të ndërmarrë veprime për thellimin e hetimit epidemiologjik, duke filluar, me procedurat normale të gjurmimit të kontakteve, kërkimin për kontakte të ngushta për zbatimin e masave që konsiderohen të nevojshme.

6 - A duhet të bëhet menjëherë tamponi për të gjithë shokët e klasës, mësuesit, ndonjë shoku loje gjatë pushimit? Dhe gjithashtu për fëmijët që ndjekin pasditeve të njëjtat kurse të hobeve si gjuha angleze, basketbolli, muzika, etj?

Edhe në këtë rast do të jetë departamenti i parandalimit të zbatojë gjurmimin e kontakteve me mbështetjen e personit të kontaktit të shkollës për Covid-19.

7 - Nëse prindërit e fëmijës bëjnë tamponin dhe janë negativë, a e lajmërojnë ata punëdhënësin si masë paraprake dhe punojnë nga shtëpia nëse është e mundur? Dhe kur nuk është e mundur?

Këshillohet që të lajmërohet punëdhënësi edhe në lidhje me format e mbrojtjes të parashikuara nga marrëdhënia kontraktuale dhe nga rregulloret në fuqi në lidhje me urgjencën.

8 - Po kur prindërit dalin pozitivi ndaj tamponit? Natyrisht, karantina është e detyrueshme për të gjithë familjen. Për klasën jo, por çfarë duhet të bëjë punëdhënësi i prindit të testuar pozitiv në atë moment? A do ti nënshtrohen tamponit kolegët e mamit dhe të babit?

Departamenti i Parandalimit do të zhvillojë aktivitetin rutinë të hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit të kontaktit, gjithashtu, edhe në lidhje me kontekstin e punës. "Protokolli i përbashkët për rregullimin e masave për të luftuar dhe përhapur virusin Covid-19 në vendin e punës" parashikon bashkëpunimin e kompanisë me autoritetet shëndetësore për përcaktimin e çdo kontakti të ngushtë të një punëtori të rezultuar pozitiv në mënyrë që të zbatohen masat e nevojshme. Prandaj do të jetë Departamenti i Parandalimit që të përcaktojë ekzekutimin e testeve.

9 – Çdo herë që fëmija ka një nga simptomat më të zakonshme të COVID-19, me ose pa temperaturë, a duhet ti nënshtrohet tamponit? Po prindërit? Sa tamponë do të nevojiten?

Pediatri ose mjeku i familjes vendos gjithmonë nëse do të bëhet tamponi ose jo, bazuar në vlerësimin klinik (këshillimi telefonike). Më pas, autoriteti shëndetësor do të vendosë nëse dhe kur të kryejë teste tamponi të mëtejshme.

10 - Vala e parë e kovidit ushtroi presion nëpër spitale dhe në veçanti demonstroi pamjaftueshmërinë e kujdesit intensiv, i cili u përforcua. Prej shtatorit e tutje, do të jënë nën presion mjekët e familjes. Si do të përforcohen?

Duke marrë parasysh situatën, prindërit do të duhet të marrin vetë masa për të përballuar mungesat e mundshme të fëmijës në shkolla. Është e vërtetë që maskat dhe distancimi fizik mund të ndalojnë përhapjen edhe të sëmundjeve të tjera, por simptomat e ndryshme që shkaktojnë alarmin, dhe mbase një ankth i vogël, do ta bëjnë më të lehtë të vendosni nëse do të mbani të vegjlit në shtëpi, në vend që t'i ekspozoni ata në mjediset e jashtme, qoftë ajo edhe  shkolla. Më e thjeshtë, jo më e lehtë: fëmijët nuk mund të qëndrojnë vetëm në shtëpi. Të shëndetshëm ose të sëmurë.

Mjekësia territoriale, jo spitali, duhet forcuar për t'u marrë me urgjencën. Në raportin e sapobotuar ISS-Covid-19 rekomandohet që departamentet e parandalimit të identifikojnë figura profesionale - referentë për mjedisin shkollor dhe për mjekësinë bazë (asistentë shëndetësor, infermierë, mjekë), të cilët, në lidhje funksionale me mjekët trajtues të fëmijëve dhe studentëve, mbështesin shkollën dhe mjekët trajtues për veprimtaritë e identifikuara me protokoll dhe që shërbejnë si referencë për kontakt të drejtpërdrejtë me mësuesin kryesor ose përfaqësuesin e tij / saj (kontakti shkollor për COVID-19 dhe me mjekun që është përgjegjës për pacientin./Burimi: Corriere.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë