Keshilla

“Shkoj në palestër për t’u stërvitur dhe jo për t’u argëtuar!”

Nga Leah Prinzivalli - Kohët e fundit kam kaluar orë të tëra para një pishine duke bërë joga. Instruktorja nuk më kërkoi të ruaja ekuilibrin ose vishja mbrojtëse për gjurin që e lënduar. Në vend të kësaj, ajo donte që unë të buzëqeshja. Jetojmë në një kohë ku shumica e të rinjve veshin bluza me logo "Mos më thuaj të buzëqesh." Ngacmimet në rrugë janë të lidhura shpesh me të qeshurën, e konceptohet nga një pjesë e mirë e abuzuesve si gjest “flirtimi”. Por me sa duket në palestër, instruktorët nuk ndihen të kënaqur kur shohin një femër që ruan seriozitetin. Si një njeri që nuk jetoj pa aktivitet fizik, kam provuar të gjitha llojet e sporteve dhe stërvitjeve dhe e vetmja e përbashkët që kam hasur në shumicën prej tyre ishte kërkesa për të buzëqeshur. Të vetmet sporte që nuk kishin nevojë për buzëqeshjen time ishin boksi ose CrossFit, të cilat kanë më shumë gjasa të shtrembërojnë muskujt. Ndoshta koncepti i buzëqeshjes gjatë stërvitjes është i lidhur me stereotipet gjinore, por të paktat janë fermat që nuk ngurojnë të përgjigjen më zë të lartë: “Vij në palestër për t’u stërvitur dhe jo për t’u argëtuar”.

Një vizitë në palestër është kthyer tashmë në një seri talljesh dhe poshtërimesh mbi format trupore, në një sfidë që kërkon një vetëbesim të madh te vetja. Një buzëqeshje duket si arma e përkryer për t’u kundërpërgjigjur duke i kujtuar femrave të tjera të pranishme se je plot vetëbesim edhe pse po kullon në djersë. Por a është buzëqeshja për inat të dikujt tjetër,  e detyrueshme edhe kur je duke u stërmunduar fizikisht?

Dihet gjerësisht se e qeshura mund të përmirësojë gjendjen emocionale brenda dhe jashtë palestrës. Por studimet në lidhje në lidhje me efektin e buzëqeshjes gjatë kohës së stërvitjes kanë zbuluar se disa persona kanë rezultate më të këqia kur janë të detyruar të buzëqeshin. Pra, pse instruktorët u bëjnë thirrje klienteve të tyre të buzëqeshin?.

"Unë mendoj se shumë instruktorë duan të jenë para njerëzve të buzëqeshur për të zvogëluar nervozizmin që të shkakton mësimdhënia në përgjithësi. Është e vështirë të jesh në një dhomë me njerëz të djersitur, të lodhur që rrinë të acaruar gjatë gjithë kohës. Unë e kuptoj pse vjen nevoja për të buzëqeshur në palestër, por nuk pajtohem me të- më shpjegon Xhesila Kulick, një instruktore joge- Secili prej klientëve mban një qëndrim ndryshe gjatë stërvitje, qoftë duke shtrënguar dhëmbët, shtrembëruar vetullat apo nofullën ose thjesht duke mbajtur një qëndrim neutral. Por buzëqeshja do të ishte një reagim mjaft i pazakontë gjatë një aktiviteti fizik.”

Nga ana tjetër, Joanna Ross-Tash, instruktor joge në Nju Jork, më thotë se nuk e përjashton tërësisht kërkesën për të buzëqeshur, gjatë orëve të saj mësimore. "Nëse kam një klasë ku nxënësit po përplasen apo përfshihen në debate me njëri-tjetrin, i kërkoj shpesh femrave të buzëqeshin për t’u kujtuar se janë në një klasë qytetare", thotë ajo.

Ndoshta është në dorën e instruktorëve nëse do të ketë një klasë të buzëqeshur ose jo. Në vend që të na kërkojnë vazhdimisht të buzëqeshin ndoshta duhet të lejojnë të shfrymë gjendjen tonë emocionale./Washington Post/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë