Futboll

Shkëndija nuk ia del, humbet edhe në Shkup

Është mbyllur me një humbje minimale 1-0, aventura e Shkëndisë së Tetovës në Ligën e Kampionëve. Skuadra tetovare është mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin kombëtar të Maqedonisë në Shkup. Pas disfatës së parë 3-0 në Austri, skuadra e Qatip Osmanit kërkoi të bënte përmbysjen e madhe, por përballë një gjigandi si Salzburg, ishte e pamundur.

Ndeshja nuk kishte ritmin e asaj që u zhvillua një javë më parë. Miqtë nga Austria më shumë mundoheshin të administronin avantazhin që kishin nga përballja e parë, duke u përpjekur të shfrytëzonin në maksimum kundërsulmet.

Ndeshja ishte me aksione të ndërsjella nga të dyja krahët dhe barazimi do të ishte rezultati më i denjë, por në minutën e fundit, Minamino shënoi për miqtë, duke e kaluar në play of, Salzburgun me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Ndërsa Shkëndija do të provojë shanset për të kaluar në grupet e Europa League nga play of-i  i këtij kompeticioni.

Në ndeshjet e tjera, Dinamo Kyiv fitoi 2 – 0 me Slavia Prague, BATE u kalifikua kundër Qarabag. PAOK  avancon më tej duke eliminuar Spartak Moscow. Edhe AEK kalon në play of, duke eliminuar Celtic. Grekve iu bashkohet edhe  D. Zagreb që çoi në Europa League Astana.

Supersfida e kësaj faze, mes Fenerbahce dhe Benfikës është mbyllur me triumfin e portugezëve që kalojnë më tej.  

MOL Vidi ka bërë surprizën duke skualifikuar Malmo. Gjigandët holandez të Ajax kalojnë më tej, duke mos hasur në probleme me St. Liege. Crvena Zvezda është kualifikuar në kohën shtesë me Trnava.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë