Pavarësisht përpjekjeve të shkencëtarëve për të zbuluar më shumë për nëntokën e pllakave akullnajore të Antarktidës me radar, madhësia dhe largësia e kontinentit ka vështirësuar ndër vite punën e tyre.
Por kjo ndryshoi këtë javë, falë një hartë të re, të quajtur “BedMachine Antarctica”, e cila bën një pasqyrim të të gjithë pllakave të tokës në kontinentin e akullt.
Kjo hartë e realizuar nga Unioni Gjeofizik Amerikan, përdor rrjedhën dhe vëllimin e akullit për të konstatuar tokën poshtë tij. Ajo ka zbuluar kanionin më të thellë në sipërfaqen e Tokës, i cili shkon deri në 3.5 kilometra nën nivelin e detit.
Ky kanion ndodhet poshtë akullnajës së Denmanit në Antarktidën Lindore. Për të kuptuar rëndësinë e këtij zbulimi, mjafton t’ju themi se ky kanion është i thellë se gjysma e malit Everest.
Zbulimi i tij ka ngjallur jo pak polemika mes shkencëtarëve dhe studiuesve. Në anën pozitive, harta zbulon një seri kreshtash të panjohura që ulen nën nivelin e detit, gjë që ndihmon në stabilizimin e akullnajave në rast të shkrirjes së akullit. Por, për një nga akullnajat që po shkrihet me shpejtësi të frikshme, akullnajën Thaiti, lajmi nuk ishte i mirë. Akullnaja u zbulua se ndodhej sipër një kreshtë nën nivelin e detit, poshtë të së cilës ndodhet një pellg që dergjet në oqean, duke rritur kështu nivelin e ujit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.