Shkencë

Shkencëtarët zbulojnë gjurmë të reja të rinocerontit gjigand që është më i gjatë se gjirafat

Rinoceronti parahistorik peshonte 21 ton, ekuivalenti i katër elefantëve të mëdhenj afrikanë. Në Kinën veri-perëndimore, shkencëtarët kanë zbuluar mbetje fosile të një specie të re të rinocerontëve gjigandë, "më të gjatë se një gjirafë" që ka jetuar 26.5 milion vjet më parë, duke e bërë atë një nga gjitarët më të mëdhenj që kanë ecur ndonjëherë në planet.

Sipas studimit, botuar në revistën “Communications Biology”, gjetjet tregojnë se të dhëna të rëndësishme në lidhje me shpërndarjen e këtij gjitari të zhdukur gjatë në të gjithë kontinentin Aziatik, duke hedhur më shumë dritë në lpreardhjen e rinocerontëve të sotëm që kanë evoluar.

Në hulumtim, shkencëtarët analizuan fosilet e ruajtura të cilat duket se i përkisnin pjesës së kafkës, kockave të nofullës të gjetura në Linxia në Provincën Gansu, Kinë.

Ata gjithashtu gjetën pjesë të lidhura të trupit të fosilizuar të rinocerontit, duke përfshirë kockën e kurrizit që lidh kafkën me shpinë./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë