Shkencë

Shkencëtarët: Sistemi diellor mund të shembet për shkak të një ylli

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se nëse një yll kalimtar lëviz orbitën e Neptunit me vetëm 0.1 për qind, mund të shkaktohet përplasja e planetëve të tjerë në sistemin tonë diellor.
Hulumtimi, i paraqitur në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society” , tregon se një "fluturim yjor" - një dukuri relativisht e zakonshme në univers - mund të mjaftojë për t'i bërë planetët e tjerë të përplasen me njëri-tjetrin.

Kjo është e mundur që nëse Merkuri dhe Jupiteri bien në sinkron. Mërkuri mund të tërhiqet nga orbita e tij dhe ose të dalë nga Sistemi Diellor ose të përplaset me Venusin, Diellin ose Tokën.
Këto ndryshime do të ndodhin gjatë miliona viteve, por studiuesit e kanë simuluar situatën rreth 3000 herë.
Në gati 2000 prej tyre, 26 përfunduan me përplasjen e planetëve me njëri-tjetrin, ose me Uranin, Neptunin, e Mërkurin duke u zhdukur plotësisht nga Sistemi Diellor.

“Përmasa e plotë e fluturimeve yjore dhe ndikimi i tyre në ndryshimin e sistemeve planetare, është ende një fushë ku duhet të vijojnë kërkimet. Për sistemet planetare, fluturimet yjore luajnë një rol të rëndësishëm”, Garett Brown, një student nga Departamenti i Shkencave Fizike dhe Mjedisore (PES) në Universitetin e Torontos.
Brown shton se pasi yjet shpërndahen, shkalla e shfaqjes së fluturimeve yjore zvogëlohet, duke zvogëluar kështu rolin e tyre në ndryshimin e sistemeve planetare.
Kështu Brown shpjegon se do të duhen ende kërkime mbi ndryshimet e planetëve.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë