Shkencë

Shkencëtarët po krijojnë vaksina si sprej për hundën

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët krijuan vaksinën e AstraZeneca po kryejnë një studim të ri për të krijuar vaksninë në formën e sprejt për hundët.

Ato mendojnë se kjo lloj mënyrë mund të jetë më efektive në mbrojtjen kundër Covid-19 duke ndikuar më shpejt dhe më mirë në mushkëri, fyt dhe hundë.

Oksford po kërkon 30 të rritur për të marrë vaksinën e tyre në hundë që javën e ardhshme.

Vullnetarët do të jenë nën vëzhgim për katër muaj për të parë nëse janë të sigurt si pjesë e provës fillestare.

Nëse është i suksesshëm, studimi i fazës një do të vazhdojë dhe dhjetëra ose potencialisht qindra të rritur të tjerë do të jenë pjesë e studimit për të parë nëse mund të jetë për përdorim masiv një metodë e tillë.

Vaksinat si sprej do të ishin një lajm i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë frikë nga gjilpërat si dhe mund të lehtësojnë problemet e furnizimit me pajisje në të gjithë botën.

Studiuesja Sarah Gilbert, një nga shkencëtaret kryesorë në universitetin e Oksfordit, njoftoi muajin e kaluar se ekipi i saj po punonte në mënyra pa injeksion të shpërndarjes së vaksinës.

“Siç e dimë, të gjitha vaksinat janë dhënë si injeksione intramuskulare. Kjo nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë për të siguruar mbrojtje kundër një infeksioni të virusit të frymëmarrjes, ku ne duam që sistemi imunitar të jetë aktiv në traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe më pas në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, i cili është vendi ku virusi po shkakton infeksionin. Ne kemi vaksina të gripit që jepen nga spreji i hundës dhe kjo mund të jetë një qasje shumë e mirë në të ardhmen për të përdorur vaksina kundër koronaviruseve", shpjegon ajo.

Ndërkohë, Instituti Rus i Kërkimit i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë ‘Gamaleya’ po provon gjithashtu një sprej për hundën për të dhënë vaksinën Sputnik V. Instituti pret të përfundojë provat klinike të spërkatjes deri në fund të vitit.

Shkencëtarët në Universitetin e Birmingham po punojnë gjithashtu për një trajtim nga hunda të Covid-19.

Por në vend që të veprojë si një vaksinë, versioni i tyre synon të parandalojë infeksionet Covid duke kapur virusin në hundë. Studiuesit shpresojnë që spreji të jetë i disponueshëm në farmacitë e Mbretërisë së Bashkuar në muajt e ardhshëm.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë