Shkencë

Shkencëtarët krijojnë një xhel që mund të riparojë dëmet e shkaktuara nga ataku në zemër

Një xhel të biodegradueshëm është zhvilluar për të riparuar dëmtimet e shkaktuara nga një atak në zemër.
Ekspertët në Universitetin e Mançesterit, të mbështetur nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), krijuan substancën, e cila mund të injektohet drejtpërdrejt në zemër.
Xheli funksionon si një mbështetës për qelizat e injektuara.

Xheli i ri përbëhet nga aminoacide të quajtura peptide, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave.
Ai është si lëng ndërsa peptidet shpërbëhen - gjë që është një gjendje ideale për ta injektuar atë - dhe më pas peptidet punojnë për t'u ribashkuar, duke e bërë atë të ngurtë.

Kjo i mban qelizat në vend ndërsa bëhet transplanti në zemër. Që rezultatet të jenë të suksesshme, një furnizim i mirë me gjak është jetik, që qelizat e injektuara të jenë në gjendje të zhvillohen në një ind të ri.
Për të vërtetuar se teknologjia mund të funksionojë, studiuesit treguan se xheli mund të mbështesë rritjen e indeve normale të muskujve të zemrës.

Foto ilustruese-Dhimbje zemre-Marrë nga "The Independent"-08.06.2022.

Ata gjithashtu testuan xhelin në minj të shëndetshëm. Ata injektuan xhel në zemrat e tyre dhe rezultatet zbuluan se ka qëndrueshmëri për dy javë.
Nëse përfitimet përsëriten në kërkime të mëtejshme dhe më pas te pacientët, xheli mund të bëhet një komponent i rëndësishëm i trajtimit të ardhshëm.

“Ekokardiogramet (ultratingujt e zemrës) dhe elektrokardiogramet (EKG, të cilat matin aktivitetin elektrik të zemrës) te minjtë konfirmuan sigurinë e xhelit”,tha James Leiper nga Fondacioni Britanik i Zemrës.
Për të fituar më shumë njohuri, studiuesit planifikojnë të testojnë xhelin pasi minjtë të kenë një atak në zemër për të parë nëse ata zhvillojnë inde të reja muskulore.

Studimi është prezantuar në Konferencën e Shoqërisë Britanike të Kardiovaskulare në Mançester.
“Ndërsa është ende herët, potenciali që ka kjo teknologji e re për të ndihmuar në riparimin e dështimit të zemrës pas një ataku në zemër është i madh”, tha Katharine King nga Universiteti i Mançesterit.

King shtoi se zemra ka një aftësi shumë të kufizuar për të riparuar çdo dëm që pëson dhe xheli është një mundësi që organi të jetë i shëndetshëm për një kohë të gjatë.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë