Shkencë

Shkencëtarët krijojnë një vaksinë kundër kancerit të personalizuar për çdo pacient

Një vaksinë e personalizuar e kancerit që përdor teknologji të ngjashme me vaksinat Covid-19, ka prodhuar rezultate të hershme “me të vërtetë shpresëdhënëse”, thonë studiuesit.
Vaksina iu dha tetë pacientëve me kancer të kokës dhe qafës në Qendrën e Kancerit të NHS në Clatterbridge, pasi kishin marrë trajtimin standard. Asnjë nga pacientët nuk i’u rikthye kanceri më vonë.
Profesor Christian Ottensmeier, një onkolog mjekësor konsulent dhe drejtor i kërkimit klinik në qendër, tha për ishte optimist për gjetjet.

"Unë kam vërtet shpresë. Jam shumë i emocionuar për këtë. Të gjitha të dhënat janë në drejtimin e duhur”, shpjegoi aii.
Vaksina e koduar që mban kodin “TG4050”, është bërë nga një kompani franceze e quajtur Transgene, duke përdorur teknologji të ngjashme që prodhoi AstraZeneca vaksinën e Covid19 të Universitetit të Oksfordit.

Vaksina është bërë me porosi për çdo pacient me ADN të gjetur në tumoret e tyre. Pas injektimit, trupi udhëzohet të krijojë proteina identike me ato që gjenden në sipërfaqen e tumoreve, duke shkaktuar një përgjigje imune.
Në teori, çdo qelizë kanceroze që shfaq të njëjtat proteina sipërfaqësore që mbeten në qarkullimin e gjakut pas operacionit, më pas shkatërrohet nga qelizat T, duke parandaluar që kanceri të fitojë terren.
"Sistemi imunitar mund të shohë gjëra që ne nuk mund t'i shohim në ekzaminime. Është shumë më e zgjuar se qeniet njerëzore”, tha Ottensmeier.
Sipas tij nëse shkencëtarët do të stërvitin sistemin imunitar, atëherë shanset e mbijetesës për pacientët do jenë shumë më të larta.

Tridhjetë pacientë po marrin pjesë në testin për kancerin e kokës dhe qafës

Gjysmës do t'i jepet vaksina sapo të përfundojnë trajtimin konvencional, ndërsa gjysma tjetër do ta marrë atë vetëm kur të nisë trajtimin.

Ka më shumë se 30 zona brenda kokës dhe qafës ku mund të zhvillohet kanceri, duke përfshirë gojën dhe fytin. Këta lloj pacientësh me kancer kanë një shans të lartë që tumori i tyre të kthehet.
Mjekët janë optimistë për vaksinën, sepse ajo është shumë specifike për kancerin e secilit person. Shefi i mjekësisë së “Transgene”, Maud Brandely, tha se u dha pacientëve shpresë të re në garën për të trajtuar kancerin.
Megjithatë, Juanita Lopez, një studiuese klinike në Institutin e Kërkimit të Kancerit, paralajmëroi se strategjia e vaksinimit "shumë e personalizuar" kërkon kohë. Sipas Lopez vaksina merr rreth katër javë kohë për t’u krijuar për një pacient.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta "Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë