Shkencë

Shkencëtarët krijojnë një stimulues kardiak që shpërbëhet vetë

Mjekësia bën një hap tjetër të rëndësishëm për ata që kanë nevojë përkohësisht për një stimulues kardiak. Ata nuk do të duhet t'i nënshtrohen një operacioni të dytë për ta hequr atë, sepse ai do të zhduket vetë. 

Në fakt, disa studiues të Universitetit Northwestern kanë zhvilluar pajisjen e parë të biodegradueshme në botë. 

Teknologjia dhe shkenca kanë arritur të krijojnë një pajisje "wireless" që përveçse do të jetë super e hollë dhe e lehtë, siç u përmend do të përbëhet nga elementë biokompatibël që mund të “treten” natyrshëm brenda trupit pas rreth 6-7 javësh.

"Këto pajisje të bioabsorbueshme janë krejtësisht të padëmshme", thonë disa ekspertë.

Pacientët jo gjithmonë kanë nevojë për një stimulues fiks, por të përkohshëm, si për shembull në rastet e vogla pas një operacioni në zemër ose një ataku në zemër. 

Në përgjithësi, kjo dhe pajisje të tjera “stacionare” monitorojnë vazhdimisht aktivitetin e zemrës por kryejnë edhe kontrolle të tjera si matjet e temperaturës së trupit, sa oksigjen nevojitet dhe si shkon me aktivitetin fizik dhe muskulor. 

Krahasuar me pajisjet e tjera të përkohshme ekzistuese, ky stimulues kardiak nuk ka nevojë për një kabllo që lidhet me një mjet të jashtëm për të stimuluar zemrën; përkundrazi, ai ka një lloj baterie që aplikohet në gjoks për të siguruar stimulin elektrik.

Kur përfundon kryerjen e detyrës, copëza hiqet sikur të ishte një ngjitëse dhe shpërndahet. 

"Format e reja të stimulimit kardiak, më pak invazive, me stimulues, janë tashmë të disponueshme, por ideja që vetë stimuluesi kardiak që zhduket në një kohë të paracaktuar, është vërtet novatore” , tha Giulio Molon , Drejtor i Kardiologjisë në Irccs Sacro Cuore Don Calabria në Negrar, Verona. 

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë