Shkencë

Shkencëtarët krijojnë një peshk që ha mikroplastikë

Një robot në formë peshku që 'noton' duke marrë me shpejtësi mikroplastikën është krijuar nga shkencëtarët.
Roboti lëviz nëpër ujë dhe mund të përdoret për të ndihmuar në pastrimin e oqeaneve nga ndotja plastike.
Është gjysmë metri i gjatë, që do të thotë se mund të futet edhe në cepa për të mbledhur copa plastike që ndryshe nuk do të ishin të paarritshme.
I zhvilluar nga një ekip në Universitetin Sichuan në Kinë, roboti nuk ka burim energjie, por lëviz falë rrezeve infra të kuqe.

Mënyra se si do të mblidhet plastika.Marrë nga Daily Mail-Gazeta "Si"-23.06.2022.

Ndërsa noton, pajisja vetëlëvizëse është në gjendje të marrë mikroplastikën pranë, të cilat ngjiten në sipërfaqen e saj përmes lidhjeve kimike dhe t'i transportojë ato diku tjetër.

Kjo mund të përdoret në të ardhmen për të ndihmuar në heqjen e rreth njëzet e katër trilion pjesëve të mikroplastikës aktualisht në oqeanet globale.
Udhëheqësi i projektit, profesor Xinxing Zhang tha se roboti është shumë i shpeshtë, aq sa krahasohet me shpejtësinë e planktonit.

"Për më tepër, roboti mund të thithë në mënyrë të qëndrueshme ndotësit dhe të rikuperojë qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin e tij edhe kur dëmtohet."

Vlerësohet se nga 5 deri në 13 milionë tonë metrikë ndotje plastike hyjnë në oqeane çdo vit. Kjo varion nga mbeturinat e mëdha lundruese tek mikroplastika. Sipas një studimi nga shkencëtarët e Universitetit Kyushu, ka rreth njëzet e katër trilion copë mikroplastikë në oqean që nga tetori 2021.

Ato mund të jenë të dëmshme për gjallesat nëse gëlltiten dhe janë jashtëzakonisht të vështira për t'u hequr nga mjedisi.
Materialet e përdorura për krijimin e robotit janë frymëzuar nga perlat, materiali i fortë dhe fleksibël që gjendet në brendësi të guaskës së molusqeve.


Perlat përbëhen nga shtresa materialesh. Në njërën anë ato janë bërë nga një përbërje karbonat kalciumi dhe në anën tjetër është një shtresë e plotë proteinash. Zhang dhe ekipi i tij donin të përdornin këtë lloj strukture për të ndërtuar robotin e tyre, për të imituar qëndrueshmërinë e perlave.
Qëndrueshmëria dhe shpejtësia e robotit e bëjnë atë ideal për monitorimin e mikroplastikës dhe ndotësve të tjerë në mjedise të vështira ujore.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë