Shkencë

Shkencëtarët janë një hap më afër krijimit të enëve artificiale të gjakut

Studiuesit në Universitetin e Melburnit në Australi kanë zhvilluar një metodë të shpejtë, të lirë dhe të shkallëzuar për të krijuar enët e gjakut nga indet natyrale. Duke kombinuar materiale dhe teknologji të ndryshme, studiuesit zhvilluan një metodë për të krijuar enë gjaku me gjeometri komplekse, të njëjta si enët e gjakut.

Enët e gjakut kryejnë një funksion të rëndësishëm për jetën duke qarkulluar gjak të pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese thelbësore në të gjitha pjesët e trupit, ndërsa largojnë produktet toksike.

Sëmundja dhe mosfunksionimi i enëve të gjakut, nga ana tjetër, mund të çojnë në kushte kërcënuese për jetën si ataket në zemër, goditjet në tru dhe aneurizma, duke e bërë sëmundjen kardiovaskulare vrasësin numër një në mbarë botën.

Profesori i asociuar Daniel Heath tha se studiuesit në mbarë botën janë përpjekur të përsosin ‘inxhinierinë’ e indeve të enëve të gjakut për shumë vite.

"Metodat aktuale janë të ngadalta, kërkojnë pajisje të specializuara dhe të shtrenjta siç janë bioreaktorët dhe janë me kapacitet të ulët - që do të thotë se është e vështirë të sigurohet furnizimi i kërkuar," tha Heath.

“Duke kombinuar materiale të shumta dhe teknologji të prodhimit, metoda jonë na afron me një të ardhme ku enët artificiale të gjakut do të jenë një zgjidhje transformuese për sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht kur enët e atyre që dhurojnë nuk janë të disponueshme”, shtoi ai.

Edhe pse operacioni bypass është dëshmuar të jetë një alternativë për zëvendësimin e enëve të gjakut të dëmtuara rëndë, ka limite për enët e gjakut me diametër më të vogël si arteria koronare.

Ato mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut dhe bllokim, duke i bërë ato të papërshtatshme në disa raste. Si rezultat, pacientët që kanë mundësi të kufizuara për shkak të operacionit të mëparshëm ose sëmundjeve shoqëruese si diabeti, përballen me probleme të konsiderueshme.

Për të kapërcyer këto kufizime, studiuesit hetuan rritjen e enëve të gjakut nga qelizat dhe indet e njeriut. Këto enë kanë potencialin për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, si dhe për të ndërtuar një furnizim të integruar të gjakut për krijime më të mëdha të indeve.

Profesor Andrea O'Connor, gjithashtu nga Departamenti i Inxhinierisë Biomjekësore të universitetit, tha se studimi ishte një hap optimist për  aftësinë e shkencëtarëve për të inxhinieruar enët e gjakut të njeriut.

"Tani jemi në gjendje të krijojmë shpejt dhe me çmim të ulët enë gjaku duke përdorur indet e gjalla që kanë vetitë e duhura mekanike dhe imitojnë orientimin qelizor të shtresës së brendshme të enëve të gjakut," shpjegoi ai.

"Megjithëse enët specifike të gjakut nuk janë ende gati për përdorim në kirurgji, gjetjet shënojnë një përparim të rëndësishëm në fushën e inxhinierisë së indeve," vuri në dukje studiuesi.

Hulumtimi është publikuar në revistën pubs.acs.org


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë