Shkencë

Shkencëtarët gjejnë një trajtim për kancerin e qelizave të bardha të gjakut

Shkencëtarët nga Qendra Shëndetësore e Kancerit Rogel (Michigan) kanë zbuluar se një ilaç i ri për limfomën e zonës margjinale. Medikamenti oral i cili quhet, zanubrutinib ka treguar efikasitet kundrejt sëmundjes.
Bazuar në rezultatet e kësaj analize dhe një hetimi dytësor të quajtur MAGNOLIA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave(FDA) miratoi zanubrutinib për të rriturit me këtë lloj kanceri.
Limfoma është një kancer që fillon në sistemin limfatik. Sistemi limfatik është një rrjet indesh dhe organesh që largojnë mbetjet dhe toksinat nga trupi. Ky kancer fillon në limfocitet, të cilat janë qelizat e bardha të gjakut që luftojnë infeksionin. Qelizat B dhe qelizat T janë dy lloje të limfociteve që mund të zhvillohen në limfomë.
Shkencëtarët konstatuan se tumori u reduktua në 80% të 20 pacientët që morën pjesë në hulumtim. Një përqindje shumë më e vogël e njerëzve me një kancer të ngjashëm, limfoma folikulare, gjithashtu reaguan mirë ndaj ilaçit. Efektet anësore më të zakonshme përfshinin diarre, mavijosje, skuqje dhe ulje të numrit të qelizave të bardha të gjakut. Studimi u botua në revistën mjekësore "Blood advances".

Ky lloj tumori - jo-Hodgkin B i shkallës së ulët lind nga përhapja e qelizave limfatike në zonën margjinale të shpretkës, nyjeve limfatike ose indit limfatik të lidhur me mukozën.
Deri më tani, kimioterapia nuk ka pasur efektet e dëshiruara. Zanubrutinib është një frenues i një enzimë të njohur si BTK. Ky i fundit luan një rol vendimtar në një rrugë sinjalizuese nga e cila shpesh varen limfomat për të mbijetuar dhe rritur.
Cilat janë simptomat e sëmundjes?
-Djersitje natën.
-Ethe.
-Lodhje.
-Skuqje të lëkurës.
-Humbje peshe.
-Dhimbje gjoksi ose barku.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë