Analize

Shkëlqimi dhe rënia e Boris Johnson

Rënia e kryeministrit britanik, Boris Johnson ndodh një herë në 1000 vjet; një përzierje dramatike e personalitetit të tij karizmatik dhe guximit për të mbështetur Brexit, që e solli atë në pushtet. Dështimi i tij është po ashtu edhe një lajmërim për konservatorët në botë, se qeverisja me ekonomi e së majtës është një strategji e humbur.

Johnson, në krye të partisë konservatore në Britani, premtoi në 2019-n finalizimin e Brexit, pas vitesh zvarritjeje. Ai e ndau Britaninë nga Bashkimi Europian. Shpëtoi gjithashtu vendin nga ekstremisti laburist, Jeremy Corbyn dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Johnson dha dorëheqjen si kreu i konservatorëve të enjten dhe do të qëndrojë si kryeministër deri sa të zgjidhet një pasardhës i djathtë.

Shkaku i rrëzimit të tij janë një seri skandalesh, duke filluar me festat në mesin e pandemisë, ndërsa qeveria e tij vendoste kufizime për qytetarët.

Problemi ishte më pak te partia e më shumë tek Boris. Rebelimi i fundit i konservatorëve erdhi pasi Johnson pretendoi se nuk kishte qenë në dijeni të akuzave për ngacmim seksual për një nga drejtorët e tij, Chris Pincher. Por gjithsesi ai e kishte njohur dhe promovuar Pincher.

Besueshmëria ka rëndësi, por Johnson dështoi për shkak të agjendës së tij ekonomike. Ai ndoqi politika larg investimeve dhe përfitimeve, duke u fokusuar tek ambjentalizmi dhe politikat e gjelbërta. Plani i fushatës ishte i djathtë, ashtu si vetë ai, por qeverisja ishte në të majtë.

Kështu fitoi zgjedhjet, por nuk mundi të qeveriste.

Specifikisht, ai nuk e kishte idenë se si të përfitonte nga Brexit dhe ta kthente Britaninë në një ishull të fuqisë ekonomike. Ai planifikoi të rriste normën e taksës së korporatave në 26% nga 19%, kur duhej ta kishte ulur atë për të tërhequr investime. Qeveria e tij pretendoi se shkurtimi i rregulloreve të stilit të BE-së do të ishte shumë i vështirë. Agjenda për të investuar në veriun e pafavorizuar të Anglisë nuk mori kurrë formë.

Britania është tani në një humnerë inflacioni. Taksat e gjelbërta dhe ambiciet për zero-karbon rritën çmimet e energjisë. Familjarët u përballën me rritje 54% në faturat e tyre. Inflacioni është vrasës politik.

Në mes të kësaj krize, Johnson rriti tatimin e pagave me 2.5% për të financuar Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Ai refuzoi të ulë taksën e konsumit ose taksat e gjelbra për benzinën, naftën ose energjinë shtëpiake. Ai vendosi një taksë mbi fitimet e papritura për kompanitë e energjisë që kërcënon investimet në furnizime të reja nga Deti i Veriut.

Përjashtim nga ky rekord është politika e jashtme. Johnson është shfaqur si një mbështetës i fortë dhe efektiv i Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë, një kundërpeshë jetike ndaj Olaf Scholz-it të Gjermanisë dhe Emmanuel Macron të Francës. Kremlini është duke brohoritur rënien e tij.

Pyetja është se ku do të drejtohen konservatorët tani për udhëheqje dhe nëse ata mund të ringjallin ekonominë në kohë për të shpëtuar qeverinë e tyre kundër një opozite laburiste që ka humbur avantazhin e saj. Ligjvënësit i janë lutur Johnson që të ndryshojë planin për taksat dhe rregulloret. Zgjedhjet më të mira për ta zëvendësuar atë, si Sekretarja e Jashtme Liz Truss dhe anëtari i Parlamentit Tom Tugendhat, janë bërë pjesërisht të preferuar duke përkrahur më shumë politika të tregut të lirë dhe Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace mund të forcojë shanset e tij.

Konservatorët duhet të vendosin me nxitim se çfarë mendojnë se kanë mësuar nga ky episod. Partitë e tjera të së djathtës mund ta studiojnë rënien e Johnson në një kohë të lirë, por jo më pak me një edukim politik./WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë