Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrës, Marjana Velçanin.
Trupa gjykuese, e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi, pas analizimit të fakteve dhe provave ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mariana Velçani.
Mariana Velçani, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Durrës ka rezultuar me probleme pasurie.
Marjana Velçani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Beratit dhe në vitin 2014 është dekretuar si anëtare e Gjykatës Administrative të Durrësit.
Velçani u zgjodh gjithashtu përmes shortit si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.