Rend dhe Ligj

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Vlorës, Hysen Saliko

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Hysen Saliko, është shkarkuar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ish-anëtarin e KLD-së e kanë shkarkuar për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleva Çiftja dhe Suela Zhegu.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994.

Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë