Në janar, paratë po "përktheheshin" më shumë në shpenzime se sa në kursime, duke përmbysur rënien e tre muajve rradhazi.
Shitjet me pakicë u rritën me 5.3% në janar në SHBA, shumë më lartë nga se prisnin analistët dhe ekonomistët, gjë që ishte pozitive për një ekonomi që tregoi shenja dobësimi në fund të vitit të kaluar.
Rritja e madhe e shitjeve, e pasqyruar në të dhënat e lëshuara nga Departamenti i Tregtisë, u ndez me shumë gjasa nga raundi i fundit i kontrolleve stimuluese.
Disa lehtësime të masave kufizuese dhe shpërndarja e shtuar e vaksinave ndihmuan në kthimin e klientëve në dyqane dhe restorante muajin e kaluar.
Ian Shepherdson, kryekonomist në Pantheon Macroeconomics, e quajti rritjen e janarit "të jashtëzakonshme" dhe parashikoi që shpenzimet do të vazhdonin të rriteshin në muajt e ardhshëm ndërsa vendi fillon të përparojë kundër Covid-19 dhe ndjenja e konsumatorit vazhdonte të përmirësohet.
Bizneset që shesin automjete, të cilët kanë luftuar fuqishëm për të tërhequr klientë gjatë pandemisë, treguan një rritje të madhe të shitjeve.
Rënia e ndjeshme në sektorin e pushimeve - me shitjet që ranë 1% në dhjetor - bëri që disa ekonomistë të parashikojnë se ekonomia po shkonte drejt një recesioni "të dyfishtë" nëse qeveria federale nuk siguronte më shumë ndihmë financiare për konsumatorët që luftonin.
Rritja më e madhe nga se pritej ishte në sektorin e pajisjeve elektronike, që u rrit me 14.7 %, dhe orendive shtëpiake, që u rrit me 12%.
Edhe restorantet, ndër më të goditurit nga pandemia, patën 7% rritje në shitje megjithëse ato mbetën gati 17% nën nivelet e tyre nga një vit më parë.
Supermarketet ishin një tjetër tregues i shquar, me 23.5% shitje në rritje.
Federata Kombëtare e Shitjes me pakicë, i quajti paratë e stimulit një "rrugë shpëtimi", por gjithashtu nxiti administratat të vazhdojnë shpërndarjen e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur .
Edhe me disa sfida përpara, shumë ekonomistë thanë se kthimi në shpenzimet e konsumatorit duhet të jetë i qëndrueshëm, duke ndihmuar rritjen e ekonomisë së përgjithshme ndërkohë që vendet e punës vijojnë të rriten.
"Rritjet më të mëdha duhet të ndihen në tremujorin e dytë, pasi imuniteti i tufës do të lejojë që shumë kufizime të bien dhe frika e njerëzve për t'u sëmurë rëndë nga Covid do të zvogëlohet," shkroi Ian Shepherdson në një shënim kërkimor.
Burimi: The New York Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.