Biznes

Shitjet me anë të mesazheve mund të jetë evolucioni i radhës për bizneset

Mesazhet janë lloj komunikimi shumë intim për të ndarë pikëpamjet mbi çështje të ndryshme. Është si një festë koktejesh ku pëshpëritet vesh më vesh, në formë digjitale, në Whatsapp ose Facebook.

Tani disa prej kompanive më të mëdha në botë po futen në këtë fushë ndërpersonale. Të vetëdijshëm për kufizimet që sjellin kanalet tradicionale të komunikimit si, qendrat e thirrjeve dhe posta elektronike, disa vjet më parë firmat filluan të përdorin WhatsApp dhe Messenger-in e Facebook-ut, si dhe iMessage të Apple dhe aplikacione të pavarura si Line.

Pandemia u dha të gjitha aplikacioneve të tilla akses të plotë.

Mesazhet në Instagram dhe në Messenger u rritën me 40%.

4/5 e kohës që shpenzohet në pajisjet smart, tani i përkasin mesazheve aty.  Kompanitë mbështeten në to për të shkuar atje ku janë klientët, kështu që mesazhet janë bërë jetike për biznesin.

Firmat dikur i përdornin ato kryesisht për shërbimin ndaj klientit. Tani ata duan të bëjnë që njerëzit të blejnë gjëra përmes bisedës, siç bëjnë qindra miliona kinezë në ËeChat, në pronësi të Tencent, gjigandit më të fuqishëm të teknologjisë së Kinës.

Shumë platforma mesazhesh janë të koduara dhe transaksionet nuk mund të gjeten, por rritja padyshim që po ndodh. Mbi 1 miliard njerëz ndërveprojnë me bizneset përmes bisedës, pa përfshirë Kinën.

Çdo ditë 175 milion njerëz dërgojnë një mesazh në llogaritë e biznesit WhatsApp. Klientët e Yalo përfshijnë gjigandët e mallrave të konsumit si Coca-Cola, Nestlé, PepsiCo dhe Unilever, si dhe Ëalmart, shitësi më i madh në botë. Lista e Facebook përfshin Sephora, një shitës me pakicë të kozmetikës dhe Ikea, një gjigant mobiljesh.

"C-commerce", (conversation-commerce), ka zënë vend tashmë dhe në Azi dhe Amerikën Latine, ku aksesi minimal në teknologji e vështirëson këtë lloj komunikimi për shumë njerëz.  Konsumatorët perëndimorë kanë filluar të përqafojnë lehtësinë, shpejtësinë, personalizimin dhe komoditetin e mesazheve. Për firmat, kthimi i investimit duket më i lartë nga mesazhet sesa nga shkëmbimet e thirrjeve ose të postës elektronike, thotë Emile Litvak, shefi i mesazheve të biznesit në Facebook.

Analistët e mesazheve të biznesit pretendojnë se “c-commerce” do të zhvendosë tregtinë elektronike brenda një apo dy dekadave. Por mesazhet kuptohen më së miri si një përsosje e tregtisë elektronike dhe një vëlla ose motër e "tregtisë sociale" (pazar në mediat sociale). Shumica e bisedave të mesazheve midis firmave të mëdha dhe konsumatorëve fillojnë nga faqet e internetit të tregtisë elektronike të korporatave të pajisura me një buton "kliko për të dërguar mesazhe". Shumë fillojnë në rrjetet sociale.

Në disa mënyra, “c-commerce” është një kthim prapa në të kaluarën. Përveç porosisë me postë dhe veshjeve moderne, blerjeve në internet, tregtia është mbështetur në biseda për mijëvjeçarë. Megjithatë, mesazhet e biznesit kanë elementë të rinj. Është më i personalizuar sesa marketing sms, i cili vetë ka pasur sukses vitet e fundit në Amerikë dhe Europë. Mesazhet automatike po lëvizin përtej chat-eve tipike, të cilat ekzistojnë që nga mesi i viteve 2010. Inteligjenca artificiale (AI) po përmirësohet në shkëmbimet e pa strukturuara që blerësit kishin me asistentë ekspertë të shitjes me pakicë.

Tani për tani, thotë Marc Lore, i cili udhëhoqi zhvillimet digjitale të Walmart, shumë mesazhe biznesi i kanë njerëzit në lak. Në të ardhmen, mendon ai, AI do të jetë në gjendje t'i përgjigjet kërkesave të çuditshme të klientëve si psh  "më merrni një lodër ditëlindjeje për një pesë vjeçar që interesohet për shkencën dhe të kushtojë  afro 40 dollarë", duke sugjeruar zgjedhje dhe përfundimin e blerjes në sekonda.

Deri në atë kohë, firmat duhet të operojnë me delikatesë. Mbushur me familjarë dhe miq, aplikacionet e bisedave janë hapësira emocionale, thotë Robert Bennett, drejtor i Rehab, një agjenci që ndihmon markat të arrijnë tek konsumatorët në mënyrë digjitale.

Mundohuni t’i shisni dikujt streçe për joga duke i mbushur mendjen mamasë së tyre dhe kompanisë do t’i humbasë emri më shpejt nga se i humbet një ishi.

Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë