Era e këndshme për verën është e domosdoshme për të bërë një përshtypje, por me nxehtësinë, djersën dhe kremin e diellit për të luftuar, si e bëni parfumin tuaj të zgjasë më shumë në mot të nxehtë?
Një eksperte e parfumeve ka zbuluar këshillat e saj kryesore për mënyrën se si duhet të përdorni aromat tuaja në mënyrë që të siguroheni që aroma të zgjasë sa më shumë.
Elizabeth Richards thotë se kryesore janë disa marifete të vogla që cdo njeri mund ti bëjë.
Shtresëzojeni
Në vend që të hidhni disa spruco të një parfumi që do të zbehen gjatë gjithë ditës, mund ta hidhni atë me shtresa ose të hidhni disa lloje aromash të ndryshme duke i përzier në mënyrë që të zgjasë më shumë.
Kjo bën që të krijohet dhe një aromë e vecantë që nuk e ka asnjeri përvec jush dhe do të zgjasë gjihtë ditën.
“Çdo familje aromash ka karakteristika të ndryshme dhe duke hedhur më shumë se një parfum në të njëjtën kohë mund të krijoni aromën tuaj të përshtatur”, thotë Richards.
Aroma si nenexhiku, borziloku, lulen e portokallit janë sinonim i verës dhe janë përbërësit e përsosur për tu shtresuar njëri mbi tjetrin.
Spërkateni në zona të ndryshme të trupit
Të gjithë spërkasim kyçet dhe qafën por ekspertja thotë se nëse dëshirojmë që aroma e parfumit të zgjasë sa më shumë, duhet të shpërkasim zona të tjera.
“Në verë, nxehtësia mund të bëjë që parfumi juaj të avullojë më shpejt, kështu që unë do të rekomandoja spërkatjen e aromës tuaj të preferuar në bërryla dhe madje edhe në kërthizë.
Kjo sepse ato janë zona të mbrojtura nga rrezet e diellit.
Flokët tuaj mund të mos jenë një zonë ku keni menduar të spërkasni parfumin por është një tjetër vend që mund të bëjë që aroma të qëndrojë.
Mos e mbani shishen tuaj në dhomën e gjumit, ruajeni në frigorifer
Shishet tuaja mund të duken bukur në tavolinën e dhomës së gjumit, por shkëlqimi dhe lagështia do të bëjnë që aroma most ë zgjasë shumë.
Elizabeth rekomandon ruajtjen e aromave tuaja të preferuara në një vend të thatë, të freskët, apo edhe në frigorifer. Aromat me elemente të limonit, grejpfrutit, të tilla si Dolce & Gabbana Light Blue Forever Pour Femme do t’ju mbajnë erë të lehtë dhe të freskët gjatë gjithë ditës.
Hidratohuni
Nëse dëshironi që parfumi juaj të zgjasë edhe më gjatë, atëherë sigurohuni që lëkura juaj të jetë e hidratuar mirë.
“Dushi hidraton lëkurën, e cila ndihmon në forcimin e aromës dhe pasi të jeni lagur, ajo krijon një bazë të shkëlqyeshme për aromën tuaj, në të njëjtën mënyrë si një abetare krijon një bazë të shkëlqyeshme për themelin tuaj”, tha Elizabeth.
Mos i spërkatni shumë ose mos i fërkoni kyçet
Ju mund të mendoni se spërkatja lirshëm e parfumit tuaj të preferuar është mënyra më e mirë për ta bërë atë të zgjasë, por kjo nuk do t’ju bëjë domosdoshmërisht ndonjë favor.
Nxehtësia amplifikon aromën, prandaj rrezikoni që aroma juaj të mbizotërojë.
Nëse jeni të etur të vishni shumë parfum, atëherë aroma e lehtë dhe e freskët është bastja juaj më e mirë për muajt e verës.
Elizabeth gjithashtu sugjeron që të mos fërkoni kyçet pas spërkatjes sepse ndikon në aromë.
Fërkimi dhe nxehtësia mund të ndikojnë në zgjatjen e aromës.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.