Keshilla

Shihni ëndrra të çuditshme gjatë karantinës? Qetësohuni, të gjithëve u ndodh

Koha e koronavirusit është e çuditshme, sepse ka të bëjë me një qasje shumë të ndryshme nga çfarë jeni përballur më parë: izolimi në shtëpi, një gjendje aspak përfitimprurëse.
Molly Kleinman, një eksperte programimi në Miniciga, ishte në një kafene dhe papritur shikon në meny se një nga ëmbëlsirat që servireshin aty, ishte me emrin e saj. Ajo porosit ëmbëlsirën dhe sapo preku pjatën, pa se ëmbëlsira ishte e pisët dhe ndërkohë mendoi me vete “nuk dua të jem në një kafene të mbushur me njerëz”, por në atë moment u zgjua.
Kleinman tregon se nuk kishte qenë në një kafene por kishte parë një ëndërr, që mesa dukej ishte një ëndërr e frymëzuar nga koronavirusi i ri. Shumë njerëz po e përjetojnë këtë gjë tani dhe është e dukshme që paniku nga koronavirusi po na “pushton” edhe orët e gjumit.
Të gjithëve na shkon në mend psikoanalisti në të tilla raste.
“Zakonisht kur jemi në gjumë, shohim ëndrra ato që përpunojmë gjatë ditës dhe kështu përjetojmë ëndrra të tilla që na bëjnë të kalojmë edhe makthe,” thotë Lisa Schievelbein, një psikologe klinike me qendër në Uashington.
Ajo i krahason ëndrrat që shohim kur ndjejmë ankth, me ndjenjat e këqija që përjetojmë gjatë ditës. Sipas psikologes, çdo gjë që flitet rreth virusit ndikon në psikologjinë tonë dhe ëndrrat janë një pjesë e madhe e mendimeve tona.

“Unë e gjej veten shpesh duke menduar se jemi në kohën e koronavirusit, prandaj jam shumë e shqetësuar. Të gjithë duhet të bëjmë çfarë të mundemi për ta kaluar këtë periudhë,” shprehet Schievelbein.
Psikologja shprehet se kjo periudhë nuk do të ndikojë në perspektivat e askujt në të ardhmen, por që padyshim mund të ketë një ndikim të përkohshëm në ëndrrat e njerëzve. Përgjithësisht ëndrrat janë të bezdisshme dhe psikologja thotë se duhet t’i lëmë ato në shtrat pasi zgjohemi.
"Unë jam në këtë shtëpi që nuk është shtëpia ime e vërtetë, por është shtëpia ime në ëndërr dhe befas, në dhomën e fëmijëve të mi, janë dy njerëz që nuk i njoh. Por, sapo i shoh, ata shndërrohen në mjete dhe gjatë gjithë kohës, përpiqem t’i kap duke menduar se "supozohet që familja ime duhet të ishte në karantinë, pse kemi këta vizitorë të huaj?", thotë Angela Williams, një artiste në British Columbia.
Sipas Williams, jeta gjatë ditës në karantinë duket shumë e lehtë gjatë ditës, të rriturit që merren me punën, fëmijët që merren me lojërat dhe shkollën, gjatë ditës nuk është askush i shqetësuar dhe kërkon sa më shumë informacion. Ajo shpjegon se kështu truri punon gjatë gjithë kohës dhe nuk do të mendojë shumë për pjesën “oh çfarë do të ndodh tani me mua”. Por nata është ndryshe. Natën të gjithë biem në qetësi dhe është koha kur truri ynë fillon dhe përpunon çdo material të mundshëm që ka marrë gjatë ditës.
"Kur je zgjuar, je thjesht e zënë. Ju thjesht nuk mendoni se sa gjëra janë të çuditshme, apo kur do të kthehemi në normalitet, por pastaj vjen nata dhe truri juaj fillon të përpunojë çdo informacion dhe mund t’ju lërë pa gjumë,” shprehet ajo./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë