Rend dhe Ligj

“Shigjetat” shënjestrojnë tre të rinj, u gjenden dhe doza kanabisi

Forca e posaçme “Shigjetat” kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ku kanë vënë në pranga 3 shtetas.

Policia thotë se janë vënë në pranga E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip "Volkswagen" me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme "Shigjetat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë