Një person është marrë peng në Kamëz.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz.
Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, ai është marrë jashtë dëshirës në automjet.
Më pas automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka gjetur automjetin e atij që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Policia po vijon kontrollet për kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.