Policia e Kuçovës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën midis tre të rinjve.
Policia thotë se janë vënë në pranga dy shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.
Mësohet se janë arrestuar në flagrancë dy të rinjtë: shtetasit R. Gj dhe Xh. D, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh.K arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K, policia ka gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.