Një përleshje masive mes disa personave në Elbasan ka bërë që 7 prej tyre të përfundojnë në spital. Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se gjithçka nisi pasi ky grup personash kishte vendosur që të vinin nga fshati për të pirë diçka në Elbasan dhe më pas ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.
Teksa si fillim ata nisën të debatonin, situata degjeneroi deri në përdorimin e dhunës mes tyre. Përshkallëzimi i sherrit është ndaluar nga policia, e cila bëri të mundur shuarjen e konfliktit. Aktualisht personat e lënduar janë në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre paraqitet më rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje