Shkencë

Shëndeti mendor mund të ndikojë në përgjigjen imunitare ndaj vaksinave

Një studim i fundit tregon se faktorët psikologjikë si stresi dhe izolimi shoqëror mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi i një personi reagon ndaj vaksinave. Studimi është kryer në SHBA, ku rreth 30 milionë persona që kanë marrë një dozë të vaksinës Covid-19 dhe ekspertët kanë parë një efekt të ndryshëm për shkak të gjendjes psikologjike që kanë pasur personat.

Një komponent i rëndësishëm i vaksinimit është maksimizimi i nivelit të mbrojtjes së vaksinës për secilin person. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos kanë përmbledhur provat e deritanishme mbi mënyrën se si faktorët socialë dhe psikologjikë ndikojnë në përgjigjet tona biologjike, posaçërisht për vaksinat. Studimi u botua muajin e kaluar në revistën “Perspectives on Psychological Science”.
Ka shumë variabla që kontribuojnë në mirëqenien mendore dhe reagimin imunitar të një personi, të tilla si mosha, statusi socio-ekonomik, ushqimi dhe personaliteti. Kjo e bën të vështirë për të nxjerrë përfundime 100% të sakta. Autorët shpjegojnë se shëndeti mendor i individëve dhe mirëqenia e përgjithshme mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionojnë vaksinat në trupat e tyre.
Studimi fillon me një përmbledhje të mënyrës se si funksionojnë vaksinat. Shumica e vaksinave përdorin një qasje me dy drejtime: së pari, brenda disa orësh, trupi fillon një përgjigje inflamatore që çon në simptomat fillestare që njerëzit përjetojnë pasi të vaksinohen. Së dyti, sistemi imunitar adaptiv fillon për t'i dhënë trupit një kujtesë të përbërësve viralë ose bakterialë në vaksinë. Kjo lejon trupin të përgjigjet shpejt kur ekspozohet ndaj virusit aktual ose baktereve,kjo fazë mund të zgjasë deri në një javë ose muaj.
Autorët rendisin një seri studimesh të mëparshme kërkimore, shumica nga vitet 1990 dhe 2000, që demonstrojnë se stresi në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë pengon përgjigjen imune të trupit. Ata zbuluan se në mesin e të rriturve të rinj të shëndetshëm, nivelet e vetë-vlerësuara të stresit në 10 ditët pas vaksinimit dhe posaçërisht humbja e gjumit në lidhje me stresin, zvogëluan përgjigjet imune të trupave të tyre ndaj vaksinave. Në një seri tjetër studimesh, kujdestarët e personave me probleme mendore kishin më pak të ngjarë të kishin një përgjigje të fortë të antitrupave ndaj vaksinës së gripit.

Nje i moshuar duke bere vaksinen kunder koronavirusit, Covid-19, ne ambientet e Shtepise se te Moshuarve ne Tirane. Se fundmi, ne Shqiperi kane mberritur rreth 7000 doza te reja te vaksines anti-COVID nga kompania Pfizer. /r/n/r/nAn elderly man receives coronavirus vaccination process, Covid-19, in the premises of the Home for the Elderly in Tirana. Recently, about 7000 new doses of anti-COVID vaccine from the Pfizer company have arrived in Albania.

Autorët citojnë gjithashtu hulumtime që tregojnë se vetmia dhe mungesa e mbështetjes sociale pengojnë reagimin ndaj vaksinave. Një studim zbuloi se studentët që e vlerësonin veten të vetmuar kishin nivele më të ulëta të antitrupave deri në katër muaj pas marrjes së vaksinës së gripit, krahasuar me ata që ishin më pak të vetmuar. Së fundmi, autorët raportojnë mbi sjelljet shëndetësore që ndikojnë në reagimin imunitar, duke përfshirë pirjen e duhanit, dietën, gjumin dhe aktivitetin fizik.
Ata shpjegojnë se si bashkëveprimi midis shëndetit mendor dhe përgjigjes imune mund të jetë veçanërisht problematik për COVID-19. Kjo sepse distancimi shoqëror ka izoluar shumë njerëzit, veçanërisht të moshuarit, gjë që ka çuar në rritjen e vetmisë, depresionit dhe ankthit.
Si mund të ndryshohet ky fenomen?
Autorët tregojnë një gamë të gjerë ndërhyrjesh që mund të ndihmojnë në rritjen e përgjigjes imune pas marrjes së një vaksine. Përsëri, matja se sa mirë funksionojnë këto ndërhyrje është e vështirë sepse ka kaq shumë faktorë, dhe është e vështirë t'i anashkalosh të gjithë. Por ka shembuj të ndërhyrjeve të sjelljes të cilat kanë përmirësuar përgjigjen e vaksinës të pjesëmarrësve në studim. Për shembull, një studim për menaxhimin e stresit midis të rriturve të moshuar që kujdesen për një bashkëshort me probleme mendore zbuloi se njerëzit që ndoqën këshillat e ekspertëve shëndetësore kishin më shumë gjasa të tregonin një përgjigje më të mirë imune.
Burimi: Psychology Today/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë