Rend dhe Ligj

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, SPAK nis marrjen në pyetje pas 6 padive

SPAK ka nisur marrjen në pyetje në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Hetimet nisën pas padive të bëra nga Aleanca për Teatrin Kombëtar, të cilët kërkojnë drejtësi pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj me vendim të Këshillit Bashkiak dhe që kërkojnë që të ndërtohet aty ku ishte dhe si ishte.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Teatrin ka bërë një kallëzim në SPAK për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku i akuzojnë për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas Aleancës, në momentin e shembjes së godinës kishte ende artistë e aktivistë brenda.

Prokuror i çështjes hetimore është përzgjedhur Ervin Kondili.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë