Një objekt që është cilësuar i pabanueshëm në Shkozet është shembur me shpërthim të kontrolluar.
Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme strukturore në godinat që ndodhen në Shkozet, ndaj dhe Shtabi i Emergjencave ka vendosur shembjen e saj. Ndërkohë pritet shembja e një objekti tjetër që rezulton i pabanueshëm.
Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura kanë punuar për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.
Një ditë më parë, në lagjen 13 në Durrës u shemb po me eksploziv një pallat 6-katësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.