Ne rrjet

SHBA vendos për herë të parë raketa në Europë, dhe zgjedh Ballkanin!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë ndërmarrë një vendim të papritur, duke vendosur raketa në Europë, më saktësisht në Ballkan. Uashingtoni ka vendosur për herë në Europë sistemin anti-raketor THAAD, në bazën ushtarake në Rumaninë Jugore. Kjo është hera e parë që ky sistem raketash avancuar është vendosur në kontinentin e vjetër dhe është parë si lëvizje që mund të shkaktojë provokacione të ashpra nga Rusia.

" Sistemi THAAD do të mbetet operacional vetëm në Rumani, ndërsa mirëmbajtja dhe përditësimet e do të zhvillohen gjatë verës", tha Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara, EUCOM.

Secila nga dy sistemet ndërmjetëse THAAD të shpërndara në Rumani ka tetë raketa mbrojtëse interceptuese. Çdo raketë peshon rreth 1.000 kilogram dhe është shtatë metra e gjatë. Ky sistem mund të interceptojë raketat balistike si të shkurtra ashtu edhe të mesme.

"Vendosja e THAAD në Europë ofron një aftësi mbrojtëse për të penguar konfliktet e ardhshme dhe për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë të NATO-s", theksoi EUCOM.

Së bashku me sistemin anti-raketor, rreth 1,000 ushtarë amerikanë dhe rumunë janë të vendosur në Rumani, duke ofruar siguri në krahut lindor të NATO-s.

Vendosja e pajisjeve të reja ushtarake në rajon vjen si kundërpërgjigje ndaj Moskës, pasi interesi i saj ushtarak në zonën e Detit të Zi është rritur ndjeshëm që pas aneksimit të Krimesë.

Raportet se Uashingtoni mund të vendosste raketa me rreze të mesme në Europë duke dalë nga traktati bërthamor me Rusinë, kanë alarmuar prej kohësh Moskën, e cila ka paralajmëruar të kundërpërgjigjet “më të njëjtën monedhë”.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaronte disa muaj më parë se Rusia është ushtarakisht e gatshme për një krizë raketash të ngjashme më atë të Kubës nëse Shtetet e Bashkuara vendosnin raketa bërthamore hipersonike në kontinentin e vjetër. Ai kërcënoi se do të vendoste raketa në anije ose nëndetëse pranë ujërave territoriale amerikane.

Kriza e raketave të Kubës shpërtheu në vitin 1962 kur Moska iu përgjigj një vendosje të raketave të SHBA –së në Turqi duke dërguar raketa balistike në ishull, një përplasje që e solli botën në prag të luftës bërthamore.

Por tanimë, tensionet po rriten sërish me Shtetet e Bashkuara që vendosin raketa në Europës dhe mes deklaratave për daljen nga traktati i kontrollit të armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Moska ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet çdo lëvizje të SHBA-së për të vendosur raketa të reja më pranë Rusisë, duke i vendosur raketat e saj më pranë Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse bën gati dy dekada në pushtet, Putin paralajmëroi për herë të parë për përplasje të këtyre përmasave u duke thënë se Moska mund të vendosë raketa hipersonike në anije dhe nëndetëse, të cilat mund të qendrojnë jashtë ujërave territoriale të SHBA-së, nëse Uashingtoni vendos armë bërthamore në Evropë.

“Po flasim për mjete ushtarake detare: nëndetëse apo anijet sipërfaqësore. Dhe ne mund t’i vendosim raketat atje duke pasur parasysh shpejtësinë dhe gamën e raketave tona. Plus mjetet tona nuk janë të palëvizshme, ata do të lëvizin sa më pranë ujërave amerikane” tha Putini në një konferencë për shtyp duke shtuar se Moska po punon për të rritur shpejtësinë e raketave.

Paralajmërimi i tij vjen pasi SHBA-ja dhe Rusia kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkeljen e Traktati Bërthamor.

Ky pakt i ndalon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të vendosin raketa tokësore me rreze të shkurtër dhe të mesme në Europë. Uashingtoni njoftoi më 1 shkurt se do të tërhiqet nga traktati brenda gjashtë muajve nëse Moska nuk i jep fund shkeljeve të paktit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë