Bota

SHBA-të ndalojnë anijen iraniane në Gjirin e Omanit/ Irani: Do të hakmerremi

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Donald Trump njoftoi se marina amerikane ka ndaluar dhe marrë në kontroll një anije iraniane të sanksionuar në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi refuzoi urdhrat për ndalim.

Nga ana tjetër, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian e quajti bllokadën amerikane në Ngushticën e Hormuzit shkelje të armëpushimit dhe në kundërshtim me Kartën e OKB-së, duke akuzuar SHBA-të për sjellje kërcënuese dhe mungesë serioziteti në negociata.

Ndërkohë ushtria iraniane ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet së shpejti ndaj asaj që e cilëson si “pirateri të armatosur” nga SHBA-të në Detin e Omanit.

Sipas një deklarate nga komanda qendrore ushtarake iraniane, forcat amerikane qëlluan ndaj një anijeje tregtare iraniane, e dëmtuan dhe më pas hipën në bord, duke e marrë nën kontroll.

Zyrtarët iranianë e konsiderojnë këtë veprim si agresion dhe shkelje të armëpushimit, duke theksuar se një reagim nga ana e Iranit është i pashmangshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë