Lajme

SHBA: Mbani përgjegjësi për dhunën

Ambasada amerikane ka reaguar pas protestës së opozitës në Shkodër dhe për sulmet ndaj KZAZ-ve.

"Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi", thuhet në deklaratë.

Ambasada nxit të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike, por dhe të lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë, duke nënkuptuar të drejtën për të votuar.

"Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi, përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë