Ne rrjet

SHBA “luftë” falsifikatorëve të vizave amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se do të gjurmojë falsifikatorët e dokumenteve me hetues të posaçëm. Zyrtarët amerikanë do të bien në gjurmët e falsifikatorëve nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm. Masat e marra nga Ambasada u publikuan kur aplikimi për Lotarinë Amerikanë është në ditën e fundit dhe pas disa rasteve të njëpasnjëshme kur janë zbuluar raste të falsifikimit të vizave vetëm brenda vitit të fundit.
Në prill, dy grupe kriminale janë zbuluar brenda 6 muajve në Shqipëri, të cilët nëpërmjet falsifikimit të dokumentave çonin emigrantë në SHBA dhe Kanada. Pagesat arrinin deri në 25 mijë euro.
Prokuroria e Krimeve të Rënda bën me dije se për falsifikimin e vizave amerikane përdoren disa laboratorë për të falsifikuar vizat amerikane apo kanadeze. Dy prej këtyre laboratorëve u zbuluan në Tiranë.
Grupi prej 36 personash të zbuluar në operacionin “Rruga e Gabuar”, bazën e kishin në Tiranë, në një laborator pranë ish-Stacionit të Trenit.

Skema e mashtrimit


Fillimisht personat që dëshironin të iknin në SHBA kontaktonin me Dritan Gramozin, që është një ndër krerët e grupit kriminal. Gramozi pas merrte porosinë fillonte përgatitjen e dokumenteve. Një pjesë e pagesës bëhej kur merrej viza e falsifikuar, pjesa tjetër kur të mbërrinin në destinacion.
Rrugët me anë të së cilës emigrantët shqiptarë arrinin në SHBA ishin: -Shqipëri-Itali-Francë-Meksikë-SHBA-
Shqipëri-Mal i Zi-Gjermani-Spanjë-Kosta Rika-SHBA-Kanada
Shqipëri-Kosovë-Belgjikë-Republika Domenikane-SHBA
Shqipëri-Greqi-Zvicër-Republika Domenikane-SHBA
Shqipëri-Kosovë-Bullgari-Republika Domenikane-SHBA-Kanada

Ambasada Amerikane. Gazeta Si, 5 nentor 2019

Ata nuk niseshin nga Aeroporti i Rinasit, që të mos zbuloheshin nga Policia Shqiptare. Shumica e emigrantëve janë kthyer mbrapsht në Republikën Domenikane. Pikërisht në këtë vend janë zbuluar disa prej shqiptarëve që kishin vizë të falsifikuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ia kanë arritur që të shkojnë në SHBA ose Kanada.
Gjatë një tjetër operacioni në vit më parë, për falsifikim të vizave amerikane janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, si edhe pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.
Në fakt Ambasada Amerikane ka paralajmëruar vazhdimisht se Departamenti Amerikan i Shtetit e merr shumë seriozisht falsifikimin e vizave shumë seriozisht, sidomos për shkak të rrezikut të terrorizmit,
“Ne duam të sigurojmë aplikantët për viza të mos bien viktima të mashtrimeve të kryera nga individë që pretendojnë në mënyrë të rreme se ofrojnë shërbime të dhënies pasaportës ose vizave amerikane”, thotë Ambasada në një deklaratë.

Vize Amerikane. Gazeta Si, 5 nentor 2019

Rreziku nga falsifikimi i dokumenteve u bë i qartë për herë të parë me sulmet e 11 Shtatorit, shumë terroristë thjesht hyjnë në SHBA. duke përdorur pasaportat flase dhe viza studentore ose biznesi. Zyrtarët amerikanë thonë se japin kaq shumë viza të dhëna në të gjithë botën, sa është e pamundur të kontrollohen prejardhjet e secilit person. Dy nga terroristët e 11 shtatorit hynë në SHBA. duke aplikuar për të marrë mësime në një universitet dhe duke marrë një vizë studentore. Tre prej terroristëve hynë në viza biznesi ose turistike.
Zyrtarët argumentojnë se për momentin është e pamundur të gjurmohen të gjithë të huajt që shkojnë në SHBA, prandaj kontrollet paraprake duhet të bëhen nga Ambasadat në vendet e origjinës. Por pavarësisht kontrolleve, qindra të huaj vazhdojnë të hyjnë në SHBA me dokumente apo viza false.
Disa muaj më parë policia amerikane ka arrestuar 138 shtetas të huaj në të gjithë vendin, të cilët aplikonin për vizë studentore por nuk paraqiteshin kurrë në universitet. Në vend të kësaj, ata shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar, ndërkohë që teknikisht ishin të regjistruar në arsimin e lartë.
Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë arrestuar mbi 300 persona në kuadër të hetimeve të vazhdueshme lidhur me një rast falsifikimi të vizave në ambasadën amerikane në Kinë, Jordani dhe Qatar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë