Mendim

SHBA kërkon të marrë e para vaksinën, BE kundër

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë përfshirë sot një tjetër betejë për vaksinën e koronavirusit, e cila nuk është e para dhe me gjasë nuk do të jetë as e fundit. Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderët europianë po "luftojnë" që prej fillimit të pandemisë se ku do dalë për herë të parë vaksina e koronavirusit, në Europë apo në SHBA.

Në përplasjen e fundit, Uashingtoni ka sinjalizuar se nëse vaksina zbulohet nga gjigandi farmaceutik francez Sanofi, dp të shpërdahet fillimisht në SHBA, një kërkesë që është hedhur poshtë menjëherë nga kryeqytetet europiane.

Franca deklaroi sot se do të ishte "e papranueshme" që Sanofi të kishte përparësi tregun amerikan nëse zbulon një vaksinë kundër Covid-19. Deklarata erdhi si përgjigje e  komenteve të kreut të kompanisë “Sanofi”, Paul Hudson, i cili tha se "qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe të vaksinës".

Kryeministri francez Edouard Philippe tha se ofrimi i vaksinës për të gjithë ishte "e panegociueshme".

"Për ne, do të ishte e papranueshme që të kishte një mundësi të privilegjuar në një vend të tillë dhe të tillë për arsye financiare," i tha Zëvendës Ministri i Financave Agnès Pannier-Runacher.

Bashkimin Evropian është optimist se vaksinë mund të aprovohej që në fillimi të vitit 2021. Sanofi dy vaksina të kandidate kundër koronavirusit dhe pret që të nisë testimin tek njerëzit për atë në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Në fillim të këtij muaji BE kryesoi një samit global global për të mbledhur fonde për gjetjen e një vaksine, dhe siguroi fonde prej 6.8 miliardë euroshh nga rreth 40 vende dhe donatorë. Samiti u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar, por SHBA-ja dhe Rusia nuk morën pjesë.

Pas Francës, edhe BE këmbënguli se të gjitha vendet duhet të kenë një qasje të barabartë në një vaksinë.

"Vaksina kundër Covid-19 duhet të jetë një e mirë publike globale dhe qasja e saj duhet të jetë e barabartë dhe universale," tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Stefan de Keersmaecker.

Hulumtimi për kërkimet e kompanisë Sanofi kundër Covid-19 është financuar pjesërisht nga Autoriteti Amerikan Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor.

Por vitet e fundit Sanofi ka marrë dhjetëra miliona kredi tatimore nga qeveria franceze për t’i ndihmuar në studimet e saj. Deklaratat e Hudson në një intervistë me “Bloomberg” provokuan një zemërim midis politikanëve nga e djathta dhe e majta në Francë. Socialistët theksuan se Sanofi kishte marrë rreth 150 milion euro kredi dhe miliona më shumë në kredi të tjera tatimore.

Të enjten shefi i Sanofit në Francë, Olivier Bogillot, tha "qëllimi është që kjo vaksinë të vihet në dispozicion të SHBA-së, si dhe Francës dhe Europës në të njëjtën kohë".

Duke folur për mediat franceze, ai tha se do të ishte e mundur "nëse europianët punojnë po aq shpejt sa amerikanët", dhe shtoi se qeveria amerikane ishte zotuar të shpenzonte “qindra miliona euro".

Presidenti Donald Trump dhe Emmanuel Macron. Gazeta Si, 2020

Ndryshe nga presidenti Donald Trump, Macron, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka qenë një përkrahës veçanërisht i zëshëm i një iniciative globale për të zhvilluar një vaksinë të suksesshme Covid-19 që nuk do të favorizonte asnjë vend të veçantë.

Ne duhet të sigurohemi që ajo të bëhet e arritshme për të gjithë ata në mbarë botën, "tha ai në prill. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila nuk i ka kursyer kritikat ndaj SHBA-së, duke thënë se kthimi i gjetjes së vaksinën në një garë, po dëmton përpjekjet globale kundër pandëmisë.

Megjithatë, presidenti Donad Trump nuk e ka mohuar se kërkon që SHBA-ja të ketë e para vaksinën.

Ky debat ka sjellë në vëmendje përpjekjet e SHBA-së për të blerë firmën gjermane bioteknike CureVac në mars, e cila gjithashtu ka qenë duke studiuar një vaksinë të mundshme.

Administrata Trump u përpoq të bindte firmën gjermane që po prodhon një vaksinë të mundshme për koronavirusin të lëvizë punën e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët gjermanë, të cilët ngritën frikën se Presidenti Trump po përpiqej të ishte i pari që kishte në dispozicion vaksinën dhe mbase ta nxirrte në treg ekskluzivisht, vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Trump i ka ofruar kompanisë gjermane miliarda dollarë në këmbim të qasjes ekskluzive ndaj vaksinës. Gazeta citoi një burim të qeverisë gjermane, i cili tha se zoti Trump dëshironte që vaksina të dilte fillimisht “vetëm në Shtetet e Bashkuara”.

Ashtu si Sanofi ,“CureVac” filloi kërkimet për një sërë vaksinash të ndryshme dhe tani po zgjedh opsionet më të mira nga provat klinike. Kompania shpreson që deri në qershor ose korrik do të ketë një vaksinë eksperimentale që mund të testohet. Shumë kompani të tjera po punojnë gjithashtu për prodhimin e vaksinës.

Administrata Trump ka qenë jashtëzakonisht agresive në përpjekjen për të marrë kontrollin e kompanive që po kërkojnë për vaksinën, pasi zoti Trump e shikon si shtyllë për sigurinë amerikane.

Përshtati në shqip nga "BBC" dhe "New York Times" Gazeta "Si"

*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë