Ne rrjet

SHBA-ja: Paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Pentagoni ka njoftuar se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë, të cilat mbrohen nga forcat e SHBA-së, do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.
"Të ardhurat nuk do të shkojnë SHBA-së, ato do t'i shkojnë SDF-së", tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.
Qëllimi është që të lejojmë SDF-në të ketë "aftësinë për të punuar në fushatën për zhdukjen e ISIS-it", shtoi Hoffman.
"Kështu po parandalohet ISIS-i, kurdët do të marrin të ardhura nga nafta”, ka thënë ai.
Kurdët kanë qenë aleatët kryesor dhe kanë marrë mbështetje ushtarake në luftën kundër IS-it në rajonin sirian afër kufirit turk.
Admirali amerikan, William Byrne, tha se kur militantët kontrollonin fushat e naftës në vitin 2015, ata ishin në gjendje të fitonin rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, për të ndihmuar në financimin e sulmeve në Europë.
"Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri", tha ai.
nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët, më 9 tetor, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po tërhiqte pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria verilindore.
Trump mori kritika për këtë vendim, pasi ai u pa si një "tradhëti" ndaj aleatëve kurdë. Megjithatë administrata e Trumpit ka thënë se disa trupa do të mbeten për të ndihmuar që resurset e naftës të mos bien në duart e militantëve të ISIS.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë