Ne rrjet

SHBA-ja nis sulmet kibernetike ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mësohet se kanë nisur zyrtarisht një sulm kibernetik ndaj sistemeve iraniane të raketave. Ky vendim duket se ka ardhur si hakmarrje për rrëzimin e avioni amerikan si dhe sulmet ndaj tankerave të naftës në gjiret e Lindjes së Mesmee.

Mediat raportojnë se SHBA-ja ka nisur sulm kibernetik ndaj sistemeve kompjuterike të ushtrisë iraniane më 20 qershor, vetëm disa orë pari Irani rrëzoi dronin amerikan, me miratimin e presidenti Donald Trump.

Sulmi kibernetik vjen pasi Trump, fillimisht miratoi, pastaj anuloi, sulmet ajrore ndaj disa bazave ushtarake brenda Iranit, duke thënë se kundërpërgjigja për dronin e rrëzuar nuk do të ishte “proporcionale” dhe se sulme të tilla do të mund të çonin në humbjen e jetëve të ushtarëve dhe civilëve iranianë.

Trump tha se në vend të sulmeve, SHBA-ja do të vendosë sanksione të rënda ndaj Teheranit. Si ai ashtu edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duket se zbutën gjuhën e ashpër, që kanë përdorur kohët e fundit ndaj Iranit.

Presidenti tha se është i hapur që të arrihet një marrëveshje e shpejt me Iranin, që sipas tij, do të ndihmonte Republikën Islamike të rimëkëmbej nga kriza shkatërruese ekonomike, që në masë të madhe është shkaktuar nga ndalesat financiare të vendosura nga SHBA-ja.

Nëse Teherani do të hiqte dorë nga armët bërthamore, Trump tha se ai do të bëhej “shoku më i mirë” i Iranit. Në një deklaratë më 22 qershor, sekretari Pompeo tha se “kur regjimi iranian do të vendosë të heqë dorë nga dhuna dhe t’i përgjigjet diplomacisë sonë me diplomaci, ai (Irani) do të dijë se si të kontaktojë me ne.

“Deri atëherë, diplomacia jonë e izolimit dhe fushata e presionit ekonomik ndaj regjimit do të intensifikohet”, tha Pompeo.

Por "Washington Post" ka raportuar se Trump ka autorizuar Komandën Kibernetike të SHBA-së që të sulmojë kompjuterët ushtarakë iranianë. Gazeta amerikne shkruan se sulmi ka shkatërruar mundësinë e kompjuterëve për të kontrolluar raketat dhe lëshimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë