Politike

SHBA i hoqi non grata-n/ Berisha: Unë dhe familjarët e mi mund të udhëtojmë në SHBA

Nga Gazeta ‘Si’- Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH, ai dhe familjarët e tij, nuk janë më të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA.

Berisha falënderoi administrën Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin sipas tij të një vendimi të padrejtë.

Sipas tij, vendimi ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.

“Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë