Politike

SHBA dhe Brukseli përshëndesin negociatat: Rikthimi në normalitet, thelbësor  

Arritja në parim e një marrëveshje mes PD-së së Rithemelimit dhe Partisë Socialiste që në thelb ka si qëllim kthimin në normalitet të Kuvendit është përshëndetur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe zyra e Delegacionit të BE-së.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e normalitetit në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe deputetët duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

“E mirëpresim rikthimin e paralajmëruar në normalitet në Kuvend. Siç e kemi thënë më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur në shumicë dërrmuese nga populli i saj”, njofton zyra e BE-së në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë