Sociale

Trump presion Indisë për ilaçin e malaries: Është kyç në luftën kundër Covid-19

Edhe pse testet klinike nuk kanë përfunduar ende, presidenti Donald Trump duket të jetë i bindur se medikamenti kundër malaries ështe kura më efektive kundër koronavirusit.

Ai ka paralajmëruar të martën se SHBA do të "hakmerrej" ndaj Indisë nëse ajo do të refuzonte kërkesën e tij për lirimin e rezervave të klorikinës, të cilin ai e cilësoi si kyç në luftën kundër Covid-19.

Të shtunën, India ndaloi eksportin e ilaçit "pa asnjë përjashtim". Urdhri erdhi kur numri i rasteve pozitive të Covid-19 u rrit në vend. 

India tani ka regjistruar 3,666 raste aktive të virusit dhe më shumë se 100 vdekje, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ministria e shëndetësisë.

Trump kontaktoi me kryeministrin Narendra Modi të dielën, një ditë pasi vendi ndaloi eksportin e hidroksilklorinës, i cili prodhohet në sasi të mëdha në Indi.

Udhëheqësit e dy vendeve kanë një marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin, nëse marrim parasysh edhe vizitën e fundit të Trump në Indi, por kjo nuk e ka penguar administratën amerikane të ushtrojë presion.

Hidroksilklorina është shumë e ngjashme me klorikinën një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malariale.

Por ilaçi i cili gjithashtu mund të trajtojë sëmundjet auto-imune si artriti reumatoid dhe lupus, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen gjatë dekadave të fundit si një agjent i mundshëm antiviral.

Presidenti Trump tha se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) e kishte aprovuar medikamentin për "përdorim më të butë", që do të thotë që një mjek mund të japë një ilaç që ende nuk është autorizuar nga qeveria për një pacient në një gjendje të rëndë për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë