Futboll

Shaqiri mund të mos shkojë me Liverpulin në Beograd

Xherdan Shqiri është një nga shqiptarët e shumtë që luan me përfaqësuesen e Zvicrës në nivel ndërkombëtar. Ai u bë kryefjalë e medieve botërore bashkë me Granit Xhakën, kur pas golave në “Rusi 2018”, festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Sipas medies prestigjioze, Goal.com sulmuesi i Liverpool mund të mos udhëtojë me skuadrën drejt Beogradit për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions League.

Kur Shaqiri shënoi gol në botëror dhe festoi me shqiponjë, në shume medie serbe kjo gjë u cilësua si një provokim kundër serbëve. Gjesti i tij konsiderohej si politik dhe për këtë arsye u kërkua që të dënohej, por Fifa nuk e bëri një gjë të tillë, duke mos marrë asnjë masë kundrejt dy futbollistëve.

Që në momentin kur u hodh shorti i Ligës se Kampionëve dhe u mor vesh që Liverpool do të ishte në një grup me skuadrën nga kryeqyteti serb, filluan pikëpyetjet e para për këtë çështje, nëse Shaqiri do të udhëtojë drejt Beogradit.

Shaqiri është një lojtarët e kërkuar me ngulm këtë merkato nga trajneri Jurgen Klop, pasi mund të zëvendësojë pa asnjë problem si Mane ashtu edhe Salah. Edhe në ndeshjen e parë të “të kuqve”me PSG, Shaqiri u hodh në fushë në minutat e fundit dhe vendasit arritën të shënon dhe të merrnin një fitore shumë të rëndësishme.

Më herët gjatë grumbullimit me ekipin përfaqësues të Zvicrës si Xherdan Shaqiri ashtu edhe Granit Xhaka kërkuan falje për mënyrën e festimit në botëror, duke premtuar se nuk do të përsëritet më. Festimi me shqiponjë është kthyer në një trend në futbollin europian. Përveç lojtarëve me origjinë shqiptare duke bërë shqiponjën ka festuar edhe shumë futbollistë të tjerë, ku më i famshmi ishte kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë