Lajme

Robotë për të mbjellë edhe frutat delikate

Amerikanët pëlqejnë luleshtrydhet dhe çdo prodhim tjetër që e mbjellin vetë. Ata konsumojnë më shumë se 8 kilogramë luleshtrydhe të freskëta për person në vit. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shërbimit të Kërkimit Ekonomik të Bujqësisë, kjo shifër është gati dy herë më e lartë se para 15 vjetëve.

Kërkesa është gjithë kohës në rritje dhe po krijon problem të madh në industrinë bujqësore. Sipas fermerëve dhe studiuesve, ky problem dhe mungesa e plantacioneve me këto fruta nuk ka gjasa të përmirësohet. Ata mendojnë se automatizimi për mbjelljen e këtyre bimëve do të ndihmonte përfundimisht prodhuesit që të kultivojnë prodhime specialitete siç janë manaferrat, mollët, pjeshkat edhe shumë të tjera.

Mënyrat e manovrimit të teknologjisë së lartë janë përvetësuar nga kompania Deere & Co. Ekspertët e saj tashmë po ndihmojnë fermerët për t’u adaptuar me teknologjinë e re dhe më të marrë përfitimet e tyre. Robotët e bujqësisë do të pozicionohen brenda serave, duke shkurtuar punën dhe lodhjen e punëtorëve.

Ndryshe nga prodhimi, ku inteligjenca artificiale dhe kompjuterat lëvizin pjesët e makinave ose që trajtojnë ushqimin në mënyra të parapërcaktuar, fushat bujqësore paraqesin një sfidë për robotët. Frutat dhe perimet nuk do të rriten në mënyrë të shpejtë siç ndodh kur kanë komponentë OMGJ, por do të piqen në mënyrë natyrale dhe do të mbillen në vende ku robotët e kanë më të thjeshtë për t’u pozicionuar. Kjo mënyrë e bën mbledhjen e specialiteteve më të vështirësesa mbledhja e bimëve të tjera, thonë ekspertët.

Fermë në Australi

Sensorë të përmirësuar.

Ekspertët e teknologjisë po punojnë me robotët e një gjenerate të së ardhmes që mund të lëvizin në mënyre autonome dhe të trajtojnë bime delikate siç janë manaferrat dhe luleshtrydhet.  Kompani të ndryshme që merren me këtë teknologji po punojnë për të përmirësuar shpejtësinë, lëvizshmërinë dhe aftësinë e robotëve të tyre për të përballuar fluksin e bimëve dhe probleme të paparashikuara që mund të ndodhin. Një problem tjetër është se robotët e rinj të bujqësisë shpesh nuk mund të “shohin” mbrapa gjetheve ose të mbërrijnë pas një dege peme pa dëmtuar pemën ose frutin. Në fushat e luleshtrydheve, pemët e mollës dhe të pjeshkave ky përbën një problem të madh pasi këto fruta janë delikate dhe mund të dëmtohen lehtësisht. Gjithashtu, kushtet e ndriçimit e bëjnë të vështirë kapjen e objektivit. Robotët bujqësorë po projektohen për të zgjidhur këto probleme duke rritur cilësinë e sensorëve që lejojnë robotët të “lundrojnë” në mjedisin e tyre, duke e përmirësuar me elementë më të mirë.

Iniciativat për përmirësimin e robotëve kanë nisur që në faza të hershme dhe adaptimi i tyre ka hasur një sërë sfidash, duke përfshirë një rishikim në shkallë të gjerë të mënyrës se si kanë qenë këta robotë teknologjikë më përpara dhe mënyra se si ata kanë mbledhur produktet. Sipas inxhiniereve dhe fermerëve do të jetë më mirë nëse robotët dhe bimët “bashkëpunojnë”. Bimët të mbillen në vende ku robotët mund të pozicionohen më mirë dhe robotët të perfeksionohen aq sa të mos dëmtojnë bimët.

“Secili do të bëjë një detyrë që është e përshtatshme për të. Pra  është një marrëdhënie simbiotike  midis njerëzve dhe robotëve bujqësorë thotë David Slaughter, një inxhinier në Universitetin e Kalifornisë. “Tani për tani nuk mund të merret vetëm teknologjia me komplekset natyrore të një ferme,”shton ai.

Për shumë vite Driscoll’s Inc distributori më i madh në botë i  fruta-perimeve ka testuar sistemet robotike të luleshtrydheve në plantacione të vogla të Kalifornisë.  Gjithashtu, kompania po i jep studiuesve të Agrobot dhe Harvest CROO Robotics nismën e saj me shpresën e një zbulimi të ri më të  përshpejtuar. “Robotët bujqësorë që po testohen momentalisht janë  përcaktuar për njohjen e frutave të pjekur aq sa duhet. Pritshmërinë janë shumë të larta, aq sa robotët mund  të jenë të saktë sa njerëzit në punën e tyre ose më më shumë se ata,” thotë Soren Bjorn President i kompanisë “Drisoll” në Amerikë.

  Gjithashtu, kjo kompani po fillon të ndryshojë pozicionin e rritjes së manaferrave për ti bërë ato, më të favorshme për robotët. “Investimi i duhur do ta bëjë gjithashtu më të lehtë mbledhjen e frutave dhe perimeve  të cilat shpresojnë që do  të shtojnë  volumin e punës, ndër kohë që  robotët bujqësorë do të shikojnë  cilësinë dhe pjekjen e tyre. Kjo mund të zgjasë deri ne katër vjet,” thotë Bjorn. 

“Pemtaria e mbarshtruar po avancon gjithmonë e më shumë sa që do të duket më shumë si një fabrikë në të ardhmen,” thotë Stvros Vougioukas një profesor i inxhinierisë biologjike dhe bujqësore në Universitetin Kalifornisë. Ai bashkë me ekipin e tij janë duke bashkëpunuar me Universitetin Carnegie Mellon për të ndërtuar një robot të pajisur me kamera që përdor imazhe dhe vizion kompjuterik për të gjetur shpërndarjen e frutave në pemë  dhe për t’i monitoruar vazhdimisht.   “Inxhinieria nuk mund ta zgjidhe problemin vetë” thotë Dr Vougioukas.  “Ne kemi nevojën të kombinojmë biologjinë, kultivimin, hortikulturën dhe inxhinierinë për të zgjidhur këto probleme të ndërlikuara”

Ndryshimi i gjeneve

“RootAl”, një ndërrmarje në Somervillë Mass që po teston një përzgjedhës të  prototipit të domateve dhe ka filluar të flasë me zhvilluesit e farës që duhet të dizajnojnë prodhime që janë të përshtatshme me robotët bujqësorë, “thotë bashkë themeluesi i RootAl Josh Lessing.

Disa mbarështrues të bimëve thonë se po fillojnë të shikojnë mjetin e redaktimit gjenetik të njohur si Crispr-Cas9 për të rritur frutat. Për shembull Crispr i cili shpesh cilësohet nga fermerët si “gërshërët e zgjuara” lejon studiuesit të shikojnë gjenet specifike të bimëve të cilat kanë potencialin për të lehtësuar punën e robotëve të bujqësisë. Në teori kjo mund të përshpejtojë krijimin e bimëve robotike , thonë studiuesit.

Nuk është e qartë ende nëse konsumatorët do të duan të blejnë ushqime të krijuara biologjikisht,  megjithatë Driscoll thotë se është kundër përdorimit të kësaj teknologjië pa parë reagimin e konsumatorëve./The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë