Mendim

Sfida e re e BE-së mban emrin e Yanis Varoufakis!

Yanis Varoufakis duket se ka ndërmarrë një sfidë të madhe politike për t’i vënë fre jo vetëm ekstremizmit që po përhapet në Greqi (Agimit të Artë), por në të gjithë Evropën.

Më 25 nëntor, në një event prestigjioz në Berlin, ish-ministri grek i financave njoftoi se do të kandidonte për dy poste të ndryshme në të njëjtën kohë. Në pranverë ai kishte deklaruar synimin e tij për të kandiduar si kryeministër i Greqisë. Në kohë të zakonshme, kjo mund të kishte qenë e mjaftueshme, por siç thotë edhe politikani i njohur grek: “Athina zyrtare duhet të jetë e përgatitur përballë një botë gjithnjë e më të egër”.

I rrethuar nga anëtarët e DiEM25-ës, lëvizja pan-europiane të cilën e krijoi në vitin 2016, Varoufakis njoftoi se do të kandidojë edhe për të përfaqësuar Gjermaninë në Parlamentin Evropian. "Asnjë popull evropian nuk mund të jetë i begatë dhe i lirë kur vendet e tjera evropiane janë dënuar me depresionin e përhershëm që krijon shtrëngimi i përjetshëm ekomomik", tha ai.

Yanis Varoufakis

Papunësia e vazhdueshme, shkurtimi i ndihmave sociale dhe politikat e tjera ekonomike në të gjithë kontinentin ndihmojnë në shpjegimin e arsyeve pse Varoufakis zgjodhi Gjermaninë, një vend ku është më i njohur për antagonizmin dhe kundërshtimin për politikat shtrënguese ndaj Greqisë. Varoufakis deklaroi se shpreson se platforma e tij do të nxisë krijimin e një lëvizjeje globale që do t’i ndihmojë të majtët të krijojnë politika dhe parti të koherente për të mposhtur "strategjinë nacionaliste" të udhëhequr nga ish strategu i Donald Trump, Steve Bannon.

Në një intervistë për revistën “Time” ai rrëfen se ka paralajmëruar me kohë burokratët e BE-së për rritjen e populizmit. "I paralajmërova se mund të mos na pëlqejnë, por ne jemi demokratë. Nëse na rrëzonin ne, forca tjetër me të do të duhet të përballoni janë racistët de ksenofobët që po ngrihen në Greqi, Itali dhe kudo. Dhe këta njerëz kanë për qëllim ta përçajnë Evropën “, thotë ai.

Për këtë qëllim ish-ministri ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh pa ndalesa duke u përpjekur ta përhapë vizionin e tij në të gjithë kontinentin, duke takuar madje edhe Bernie Sanders dhe liderë të tjerë të majtë të shquar, si Fernando Haddad, i cili humbi garën për presidencën e Brazilit.

Greek Finance Minister Yanis Varoufakis arrives for his meeting with Britain's Chancellor of the Exchequer, George Osborne, at Downing Street in London February 2, 2015. REUTERS/Peter Nicholls

Pas një sërë përplasjesh me Berlinit zyrtar, Varoufakis vendosi të themelonte partinë e tij në vitin 2016, pasi dha dorëheqjen si ministri grek i financave. Dy vjet më vonë dhe me 100,000 anëtarë “në xhep”, ai është gati të sfidojë politikat e Berlinit nga brenda Gjermanisë. Mesazhi i tij është i thjeshtë: BE-ja do të demokratizohet ose do të shpërbëhet.

Ai shpreson se ky mesazh do të kthehet në një forcë politike që do të konkurrojë me thirrjet populiste që vijnë nga e djathta ekstreme. "Ne e konsiderojmë populizmin një sëmundje për demokracinë", thotë ai. "Populistët janë demagogë që përdorin zemërimin e viktimave të kapitalizmit.”

Në Gjermani si në Greqi, platforma e Varoufakis përbëhet nga një "marrëveshje e re" e për t'i dhënë fund shtrëngimit në të gjithë kontinentin. Në të dy vendet, ai po kandidon si anëtar i DiEM25-ës dhe pjesë e koalicionit “Pranvera Evropiane”, e cila numëron rreth 100 kandidatë në të gjithë BE.

Në vitin 1998 Yanis Varoufakis ishte një lektor universiteti, që shkruante tekste të panjohura për matematikanët, nga rehatia e zyrës së tij. Më pas ndodhi kriza financiare e vitit 2008 dhe ai hyri në skenën botërore

Yanis Varoufakis

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 nuk kishte një kohë kur hapje një gazetë, dhe nuk prisje të shihje një fotografi të Yanis, me xhaketë lëkure mbi motoçikletën e tij. “Liberali i egër” përpiqej të shpëtonte atë që mundte, nga ekonomia greke. Zëri i tij ishte, dhe vazhdon të jetë, një thirrje beteje për ata që e shohin nevojën e një ndryshimi të thellë sistemor.

Ai kurrë nuk kishte për qëllim të bëhej fytyra e cunamit financiar që përfshiu botën, por për fat të keq vendi i tij u bë ‘kanarina në minierën e qymyrit’ siç e quan ai. Kur Greqia ishte në gjunjë dhe plotësisht e falimentuar, trojka (BQE, FMN dhe KE) i dha një goditje të palogjikshme çekiçi, e cila nuk la asnjë rrugëdalje për Greqinë. Tani, sipas tij, po ai shkatërrim i pamëshirshëm po gjen shteg në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën.. Megjithatë, në përgjigje të kësaj tendence alarmuese, Yanis mbetet po aq pragmatist sa edhe më parë, duke krijuar atë që ai e quan një alternativë reale, lëvizjen DIEM25.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë