Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shtetit prezantoi sot masat për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë sezonit veror 2026 për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, theksoi se shifrat e të larta të turizmit tashmë të konsoliduara prej vitesh, nxjerrin përpara edhe sfida, duke u përkthyer në përgjegjësi të lartë për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit
Hita theksoi se për menaxhimin e sezonit turistik ka një angazhim të shtuar operacional në të gjithë territorin.
Duke u ndalur te siguria detare, Hita tha se patrullimet dhe monitorimet do të shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.
Ndryshe nga vitet e tjera, Hita theksoi se këtë sezon njësia policore detare do mbështetet në mënyrë të integruar edhe nga ajri me monitorimin përmes dronëve për të garantuar një kontroll më gjithëpërfshirës të territorit.
“Nuk do tolerohet asnjë lloj shkelje me mjetet lundruese që rrezikojnë jetën e pushuesve. Kontrollet ndaj mjeteve lundruesve, motorëve të ujit, skafeve dhe anijeve turistike do të jenë të pandërprera dhe të rrepta duke verifikuar me rigorozitet dokumentacionin si dhe respektimin e korridoreve të sigurisë”, shtoi ai.

Ai tregoi se paralelisht me sigurinë në ujë, kontrolli do të shtrihet dhe mbi operatorët ekonomikë që zhvillojnë aktivitetin e tyre në bregdet dhe në zonat turistike në zbatim të detyrimeve në kuadër të taksforcës ndërinstitucionale.
Gjithashtu kryepolici theksoi se do të vijojë parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore apo ndotjes akustike.
Në kuadër të sigurisë rrugore, Hita theksoi se do të ketë zero ndalime pa shkak e arsye, si dhe do të shtohet përdorimi i teknologjisë me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje