Ne rrjet

Serbia në zgjedhje pa opozitën, Vuçiç kundër shqiptarëve të luginës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të hyjë në një territor të pashkelur javën e ardhshme duke vizituar Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e paqes mbi Kosovën. Por të paktën një gjë do të jetë e njëjtë: shija e fitores në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Vuçic ka qenë figura kryesore politike e vendit të Ballkanit gjatë dekadës së fundit dhe Partia e tij Nacionaliste Progresive Serbe pritet të fitojë rreth 58 për qind të votave, më shumë se në zgjedhjet e fundit. President i po garon pothuajse pa kundërshtarë, pasi shumë parti opozitare kanë bojkotuar zgjedhjet, ashtu si në zgjedhjet e 31 qershorit në vendin tonë

Vuçic ka hedhur poshtë kritikët brenda dhe jashtë vendit, të cilët e akuzojnë atë për një qeveri gjithnjë e më autoritare, edhe pse Serbia ka rënë në renditjen Freedom House vitet e fundit. Ndër të paktat parti që do të garojnë kundër tij do të jenë ato shqiptare, të cilat kanë vendosur të dalin me një listë të përbashkët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar shqiptarët në Luginë të Preshevës, që të dalin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të votojnë për listën e përbashkët të shqiptarëve.

Sipas Thaçit, shqiptarët në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mund të mbrojnë të drejtat e tyre. vetëm të bashkuar,

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, pesë parti shqiptare nga Lugina e Preshevës, do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tri vende në Parlamentin e Serbisë.

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, edhe Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një bashkim të votës së shqiptarëve.

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë”, deklaronte Rama.

Por për zgjedhjet në Serbi do të votohet edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovës. Me kërkesë të Beogradit dhe me miratimin e autoriteteve të Kosovës, misioni në Kosovë, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të bëjë grumbullimin e votave.

Praktikë e njëjtë e votimit ishte aplikuar edhe në të kaluarën. Sipas OSBE-së, 20 qendra “grumbulluese” do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:00. Votat më pas ky misioni do t’i transportojnë në Rashkë dhe Vrajë të Serbisë, ku dhe do të bëhet numërimi i tyre.

Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë