Ne rrjet

Serbia kapet në befasi nga i dërguari i Trump për paktin me Kosovën

Serbia duket se është kapur në befasi nga vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të caktuar një Përfaqësues të Posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ishte i habitur nga vendimi i SHBA-së, ndërkohë që zyrtarët nga Kosova thanë se ishin të lumtur të bashkëpunonin me të.
Shtëpia e Bardhë të enjten emëroi përfaqësuesin e saj të lartë diplomatik në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e saj të ri special për bisedimet Serbi-Kosovë. Ky vendim vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit emëroi Matthew Palmer si përfaqësuesin e tij të veçantë në Ballkanin Perëndimor në në gusht.

“Ky ishte një lajm befasues për ne. Ju e dini që ne kemi bisedime dhe negociata nën kujdesin e Bashkimit Evropian, dhe ne tashmë e kishim në mendje të dërguarin special në Ballkanin Perëndimor, zotin Palmer; ne kemi një marrëdhënie të mira me të. Tani, me sa duket, Presidenti Trump ka emëruar një njeri të ri, si një të dërguar special, ”u përgjigj Vucic në një konferencë për shtyp.

Vuçiç mbajti konferencën për shtyp në Beograd pasi takoi 17 kandidatët e partisë së mbështetur nga serbët, në Kosovë, Listën Srpska, dhe drejtorin e Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuric, përpara zgjedhjeve parlamentare në Kosovë të dielën.

Vuçiq shtoi se ai kishte planifikuar një bisedë telefonike me Grenell dhe e përshkroi atë si "një njeri serioz dhe një njeri që gëzon besimin e zotit Trump. Të shohim tani se në cilin drejtim do të shkojë dialogu”, tha presidenti. "Përsëris, ne kemi një dialog që është orkestruar nga BE-ja," vazhdoi Vuçiç.

Të dy emërimet sinjalizojnë një riangazhim të SHBA-së në Ballkan, pasi nismat e BE-së dukej se kanë mbetur në vend. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja Beograd-Prishtinë ishte krijuar për të çuar përpara në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por bisedimet u ndalën pas nëntorit të vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën ndaj mallrave serbe. Deri më tani përpjekjet pasuese për të ringjallur dialogun nuk kanë pasur sukses, por pas zgjedhjeve të së dielës, SHBA-ja ka sinjalizuar se të dyja palët do të ulen së shpejti në tryezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë