Menaxhim

Serbia do të rrisë çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror nga 1 janari 2023

Çmimi i energjisë elektrike në Serbi do të rritet nga 1 janari 2023, me rreth 10% dhe çmimi i gazit natyror me 11%, tha ministrja e Energjisë atje, Dubravka Dedovic.

Çmimi i energjisë elektrike është rritur për herë të fundit më 1 shtator, me 6.5%, pas rritjes së çmimit të gazit natyror më 1 gusht, me 9%.

“Nga viti 2023, çmimi i energjisë elektrike do të rritet më pak se 10%, gjë që do ta bëjë atë më të shtrenjtë në 300 denarë në muaj për një familje mesatare. Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike, kështu që çmimi i energjisë elektrike do të jetë ndër më të ulëtit në Europë”, - ka shkruar Dedovic në rrjetet sociale, duke shtuar se çmimi i gazit natyror do të ngrihet edhe me 11%.

Njoftimi i saj me sa duket nuk vlen për bizneset. Vendimi i takon qeverisë së Serbisë, e cila më herët caktoi çmimin për sektorin e korporatave në 95 euro për Mwh deri më 1 dhjetor.

Kursimi i energjisë elektrike mund të ulë faturat me 30%.

Dedovic shtoi se në dy javët e kaluara çmimi i gazit natyror është trefishuar në tregun botëror, ndërsa në Serbi aktualisht është ndër më të ulëtit për kompanitë në Europë dhe i treti më i ulëti për familjarët.

Sipas saj, konsumatorët do të arrijnë të ulin konsumin deri në 30%.

“Duke marrë parasysh krizën botërore të energjisë, ne duhet të marrim masa që do të sigurojnë furnizim të sigurt dhe të vazhdueshëm”, tha Dedovic.

Në fillim të këtij muaji, menjëherë pasi u bë ministre, ajo sugjeroi se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit do të rriten, duke argumentuar se janë të paqëndrueshme./Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë