Ne rrjet

Serbët, kosovarët, shqiptarët, tërmeti bashkon ish armiqtë

Tragjedia e rëndë që ka goditur Shqipërinë, ka duket se ka bërë bashkë për herë të parë shqiptarët dhe serbët, të cilët janë duke gërmuar nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës në kërkim të mrekullisë, shpirtrave të gjallë.

Ky fakt nuk i ka shpëtuar as medieve ndërkombëtare , të cilat janë shkruajnë se shqiptarët e Kosovës, ata të Shqipërisë dhe trupat emergjente serbe kanë lënë pas mosmarrëvshjet duke për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga kjo tragjedi.

“Saktësisht njëzet vjet pas luftës në Kosovë, për herë të parë pas shpërbërjes së saj të përgjakshme dhe spastrimit etnik, ish-Jugosllavia e dikurshme duket se është ri-ngritur, me qëllimin e saj më të mirë”, shkruan “Corriere della Sera”. Në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar, qoftë edhe vetëm për disa ditë, në përpjekje për të shpëtuar jetët e goditura nga tërmeti që goditi bregdetin shqiptar dhe rrethinat e kryeqytetit natën midis të hënës dhe të martës.”

Që prej ditës së djeshme, ekipet e shpëtimit të dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi dhe Shkupi, kanë formuar një zinxhir njërëzor shpëtimtarë. Ndhma më e madhe dhe më vëllazërorja natyrisht ka ardhur nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë dërguar kamionë me ndihma.

Por, ndihma nuk ka munguar as nga Serbia. Një foto e publikuar nga mediet e huaja tani po bën xhiron, ku shihet një pjesëtar i ushtrisë së Shqipërisë dhe një oficer serb duke larguar rrënojat nga një pallat i rrënuar. Në Thumanë, një njësi serbe nga Nishi, e përbërë nga rreth 20 zjarrfikës, mbërriti dje dhe iu përvesh punës për të gërmuar nëpër rrënojat e një ndërtese tre katëshe të shembur pjeserisht.

Pak metra më tutje vazhdonin punë zjarrfikës nga Prishtina dhe një grup ushtarësh me emblemën e Republikës së Kosovës, të qepur në mëngët e uniformës.

“Zjarrfikësit, ushtarët, njësitë e qenve, ekipe me uniforma me stema dhe flamuj të ndryshëm, dikur armiqësorë me njëri tjetrin, janë në garë për të rikuperuar të gjallë dhe viktima.
Ata mund të mos vëllazërohen, por kanë bashkuar forcat për një qëllim të përbashkët”, shkruan “Corriere della Sera”.

"Askush nuk ka patur probleme - sigurojnë ata - në fakt, mbase kjo është koha për t’u bërë miq”. Ata shprehen se "Ndonjëherë jemi të burgosur nga paragjykimet tona".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë