Politike

Senati voton pro, i hapet rrugë përfundimisht marrëveshjes Itali-Shqipëri

Senati italian ka miratuar përfundimisht projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët që parashikon hapjen e dy qendrave pritëse territorin shqiptar, për 3000 emigrantët e parë.

Projektligji u miratua me  93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Pas kalimit të projektligjit, ANSA njofton se pati duartrokitje nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Ndërkohë marrëveshja me Italinë pritet që të kalojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë pas zbardhjes së plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha dritën jeshile për të vepruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë