Shkencëtarët paralajmërojnë se mizat në fakt janë më të këqija për shëndetin tonë se sa i kemi menduar, pasi që ato kanë dy herë më shumë gjasa që të përhapin baktere në ushqim dhe kudo tjetër.
Një grup studiuesish amerikanë, bën një test për të kuptuar se çfarë ndodh kur një mizë prek në ushqim. Mizat ushqehen me atë që gjejnë tek frutat dhe perimet, duke kaluar më tej tek kafshët, rrezikojnë që të kontaminojnë ushqimin, duke rrezikuar edhe sëmundje të renda. Kjo pasi gjymtyrët e mizës mund të jenë të ndotura duke rrezikuar temperaturë, kolerë, tuberkuloz dhe diarre. Kështu që kini kujdes nëse shihni një mizë në ushqimin që do të konsumoni.
Trupi i mizës është me qime dhe në to lehtë “kapet” dhe qëndrojnë papastërtia dhe mikroorganizma nga materialet nëpër të cilat mizat shkojnë dhe ushqehen.
Nëse edhe për një sekondë ta prekë ushqimin tuaj me këmbë apo krahë, ato do të përhapin të gjitha bakteret – që i kanë marrë.
Dy këshilla për të shmangur që mizat të hyjnë në shtëpitë tona është që të hidhni pak uthull molle në një enë qelqi, dhe sipër të vendosni një garzë me një të çarë në mes, ku mushkonjat bien brenda dhe nuk dalin më.
Edhe përzierja e hudhrës me pluhur kanelle dhe piper, duke e vendosur në dritare, parandalon hyrjen e mizave dhe mushkonjave brenda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.