Rend dhe Ligj

Sekuestrohen mbi 30 mijë euro në Kakavijë, nën hetim 2 grekë dhe një italian

Dy persona nga Greqia janë vënë nën hetim, pasi u ndaluan nga Policia Kufitare e Kakavijës duke dalë nga vendi me shuma të mëdha eurosh të padeklaruara. Gjithashtu është goditur 1 rast të trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar.

Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues në Argos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasit grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Ndërkohë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll një automjet i markës “Nissan”, me drejtues shtetasin italian A. B., 37 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Po kështu, krahas këtyre rasteve, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar, shtetasi J. T., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobuzi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme  për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe një shtetas italian për trafikim të automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë