Rend dhe Ligj

Sekuestrohen 3 kg drogë gati për shitje, në pranga 28-vjeçari nga Fieri

Një sasi prej 3 kg kanabis u sekuestrua nga policia gjatë një operacioni të koduar “Zhupani”.

Në pranga ka përfunduar një 28-vjeçar me iniciale B. S., i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia thotw gjithashtu se lënda narkotike ishte gati për t’u shitur.

Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë