Ka ndodhur

Sekuestrohen 262 kg kanabis në Vlorë, arrestohet kryeplaku i Kaninës dhe punonjësi i OSHEE

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim tre persona dhe ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Kaninë dhe një punonjës i OSHEE për shpërdorim detyre, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi , në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit F. K., u gjet dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë